Aktivitetet



E martë, 1 tetor 2013

EURODEPUTETËT KESTLLER DHE KELAM PËRKRAHËS TË MAQEDONISË PËR ANËTARËSIM NË BE

Kryetarja e Këshillit Nacional për Eurointegrime, znj. Radmilla Shekerinska, bashkëkryesuese e Komitetit të Përzier Parlamentar RM-BE, z. Kenan Hasipi dhe kryetari Komisionit për Çështje Evropiane, z. Hajrulla Misini, realizoi disa takime me eurodeputetët: z. Martin Kestler nga Gjermania dhe z. Tune Kelam nga Estonia.

Znj. Radmilla Shekerinska, në fjalimin e saj hyrës, u dëshiroi mirëseardhje të këndshme deputetëve, të cilët i njoftoi me përbërjen dhe punën e Këshillit. 

Ajo theksoi se Republika e Maqedonisë mbetet e bashkuar lidhur me çështjen për Bashkimin Evropian, megjithatë mosfillimi i negociatave vetëm i dëmton reformat e arritura. Këshilli Nacional tenton ta tejkalojë atë hendek dhe të sjellë vendim.

Eurodeputeti Kestler shprehu falënderim për takimin, duke theksuar se si pjesë e Grupit joformal të miqve të Maqedonisë në Parlamentin Evropian, do ta përforcojnë përfaqësimin e Maqedonisë në të gjitha nivelet dhe ofroi ndihmë gjatë kryesimit të Greqisë me Këshillin, që do të fillojë në janar të vitit 2014.

Anëtarët e Parlamentit Evropian e përshëndetën çastin e nënshkrimin të Memorandumit për përmbushjen e qëllimit strategjik për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian nga ana e partive politike të Republikës së Maqedonisë.

U shqyrtua edhe çështja e emrit, ngjarjet e 24 dhjetorit, si dhe rekomandimet që dolën prej tyre, për Maqedoninë edhe më tutje mbetet qasja e dyfishtë, ballafaqimi me veton greke nga njëra anë dhe realizimi i reformave nga ana tjetër.

Në takimin me eurodeputetët, z. Kenan Hasipi, në emër të KPP-së dhe në emër të tij personal, e përshëndeti mundësinë për këtë takim dhe theksoi se angazhimi i tyre vlerësohet lart, veçanërisht aktivitetet që i ndërmarrin deputetët gjermanë, me të cilat sinqerisht dëshirojnë t'i ndihmojnë Republikës së Maqedonisë dhe Parlamentit në eurointegrimet.  

U theksua se Republika e Maqedonisë i përmbushi të gjitha prioritetet reformuese në kuadër të Dialogut paraaderues të nivelit të lartë, gjë që rezultoi me Raport pranveror pozitiv të Komisionit Evropian, realizoi zgjedhje lokale të drejta dhe konkurruese, filloi me punë edhe Komisioni Anketues për zbardhjen e ngjarjeve nga 24 dhjetori nga e cila punë doli raport konkret me rekomandime. 

Z. Hasipi kujtoi edhe mbledhjen e 11-të të KPP-së në Strasburg, si një nga më të suksesshmet, si dhe nënshkrimin e paradokohshëm të memorandumit nga ana e partive politike.

Eurodeputeti Kestler theksoi se i vlerëson lart përpjekjet të cilat Maqedonia i bën jo vetëm në sferën politike, por edhe në sferën e të drejtës, veçanërisht në sferën e të drejtës së BE-së, njëkohësisht shprehu përkrahje dhe dëshirë për paraqitjen e çështjes maqedonase në të gjitha mbledhjet në Strasburg dhe në seancën plenare, si dhe në samitin e ardhshëm të dhjetorit dhe për paraqitjen e mundësisë për progres.

Ajo që i paraprin Maqedonisë gjatë muajit është publikimi i raportit të ri të Eurokomisionit për progresin dhe mbajtja e mbledhjes së 12-të të KPP-BE - theksoi z.  Hasipi.

Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, z. Hajrulla Misini, duke u shprehur falënderim eurodeputetëve për përkrahjen nga Gjermania dhe Estonia, i informoi se partitë politike të Republikës së Maqedonisë nënshkruan Memorandum për përmbushjen e qëllimit strategjik për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian.

Ai gjithashtu e përmendi gjendjen e pritjes shumëvjeçare të Republikës së Maqedonisë para dyerve të Bashkimit Evropian dhe NATO-s, për shkak të kontestit me emrin me Republikën e Greqisë, edhe krahas përmbushjes së reformave dhe kritereve të Kopenhagës dhe raporteve pozitive nga Komisioni Evropian. 

Eurodeputeti gjerman, z. Martin Kestler, potencoi se Parlamenti Evropian është miku më i madh i Maqedonisë për anëtarësim në BE, por se deputetët grekë, megjithëse janë nga parti të ndryshme dhe kanë pikëpamje të ndryshme për shumë çështje, për çështjen e emrit, ato janë të njëzëshëm. Ai theksoi se kjo çështje është e vështirë edhe për to si eurodeputetë dhe se e kupton frustrimin që paraqitet te qytetarët maqedonas për mosmarrjen e datës për fillimin e negociatave.

Nga ana e tij, përfaqësuesi i Estonisë në Europarlamentin, z. Tune Kelam, e përshëndeti nënshkrimin e Memorandumit, si dëshmi se Maqedonia është e bashkuar në çështjen për inkuadrim në familjen e madhe evropiane. Ai theksoi se është me rëndësi të shënohet progres, se përgatitjet që i bën vendi, përmes përmbushjes së kushteve, janë shumë të dobishme për të, pa marrë parasysh atë se ende nuk jemi pjesë e BE-së.

Në fund të takimit, z. Misini, duke thënë se numri i miqve të Republikës së Maqedonisë nga dita në ditë rritet vazhdimisht, konkludoi se do të vazhdohet rruga e reformave, sepse anëtarësimi në BE dhe NATO është në pozicion të lartë në agjendën e Republikës së Maqedonisë.

Click