Aktivitetet



E enjte, 23 maj 2013

EUROINTEGRIMI - ALTERNATIVË E VETME EDHE PËR MAQEDONINË DHE PËR KOSOVËN

Delegacioni i Komisionit për Çështje Evropiane të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në përbërje: z. Hajrulla Misini, kryetar i Komisionit për Çështje Evropiane; z. Jani Makraduli, nënkryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë; z. Mile Paçemski dhe z. Orhan Ibraimi, anëtarë të Komisionit për Çështje Evropiane, sot, gjatë vizitës bilaterale në Republikën e Kosovës, realizuan mbledhje pune me kryetarin e Parlamentit të Republikës së Kosovës, z. Jakup Krasniqi; me Komisionin për Çështje Evropiane të Parlamentit të Kosovës; me ministren e Eurointegrimeve, znj.Vlora Çitaku dhe me Presidenten e Republikës së Kosovës, znj.Atifete Jahjaga

Në takimet u vërtetuan marrëdhëniet e mira fqinjësore ndërmjet dy shteteve dhe u theksua qëllimi për thellimin e bashkëpunimit bilateral. Në atë kontekst u përmendën vizita të shumta oficiale ndërmjet të dyja shteteve në nivel më të lartë.

Bashkëfolësit theksuan se Republika e Maqedonisë dhe Republika e Kosovës e kanë dhënë provimin për kultivimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore, për të cilat flasin edhe 25 marrëveshjet e ndërsjella të nënshkruara nga të gjitha sferat, pranimi i pavarësisë së Republikës së Maqedonisë, ndërsa hapja e kalimit kufitar Bellanovcë-Stançiç do të demonstrojë vazhdim të trendit pozitiv të kultivimit të marrëdhënieve të tilla.

Kur bëhet fjalë për proceset eurointegruese, u konstatua se për të dyja vendet integrimi në BE dhe në strukturat e NATO-s është alternativë e vetme dhe të gjithë hapat që duhen marrë duhet doemos të jenë në atë drejtim.

Veçanërisht u theksua gatishmëria t'i ndajmë të gjitha përvojat e deritanishme në lidhje me proceset eurointegruese dhe se Republika e Maqedonisë është e përgatitur në të gjitha segmentet të ndihmojë për integrimin e Republikës së Kosovës në BE dhe NATO.

Gjatë bisedimeve u diskutua edhe për iniciativën e kryetarit të Komisionit për Eurointegrime të Parlamentit të Republikës së Kosovosë, z. Hairi, që Komisioni të bëhet pjesëmarrës i barabartë në Konferencën e Komisioneve për Çështje Evropiane në procesin për stabilizim dhe asociim të vendeve nga Evropa Juglindore - KOSAP. 

Gjithashtu, lidhur me këtë çështje u potencua se nikoqir në KOSAP që do të mbahet në shtator do të jetë Shkupi dhe se do të bëhen përpjekje që kjo iniciativë të realizohet.

Click