Aktivitetet



E martë, 5 shkurt 2013

FORCIMI POLITIK I GRAVE REZULTAT I ENERGJISË MOTIVUESE

Komisioni për Mundësi të Barabarta të Grave dhe Burrave i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, sot mbajti takim me politikanet e botës arabe. Takimi u organizua nga Instituti arab për femrat udhëheqëse dhe Lobi i femrave maqedonase, i mbështetur nga Instituti republikan ndërkombëtar.  

Në këtë takim, kryetarja e komisionit, Liljana Popovska, mbajti fjalim hyrës nëpërmjet të cilit përcolli përvojën për forcimin politik të femrave nëpërmjet përvojës nga Lobi i grave maqedonase. 

Në takimin ishte i pranishëm edhe Xhon Kevano (ish-drejtor i IRI) i cili theksoi se suksesi për forcimin ekonomik të femrave është si rezultat i energjisë së veçantë që i ka motivuar, me ç'rast Maqedonia është bërë shembull për vendet tjera. 

Click