Aktivitetet



E martë, 8 janar 2013

IRLANDA - KRYESUESE E RE ME KËSHILLIN E BE-SË

Stabiliteti, vendet e punës dhe zhvillimi do të jenë në fokusin e Kryesisë së Irlandës me Këshillin e Bashkimit Evropian, e cila startoi në fillim të vitit të ri.

Si prioritete të saj gjatë kryesimit gjashtëmujor, Irlanda veçoi:

  • stabilitetin e përhershëm, duke filluar me përtëritjen e menaxhimit ekonomik në Evropë; 
  • papunësinë te të rinjtë; 
  • promovimin e ekonomisë digjitale dhe masat e orientuara drejt ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme; 
  • fokusi i potencialit të resurseve natyrore, si tokat dhe deti; 
  • avancimi i marrëveshjeve tregtare dhe mbajta e agjendës për zgjerim.

Irlanda e morri përsipër kryesimin e radhës nga Qiproja, ndërsa më 1 korrik të këtij viti, kryesimin do t'ia përcjell Lituanisë.

Përndryshe, në anëtarësimin 40 vjeçar të Irlandës në BE, kjo është hera e shtatë që ky vend kryeson me Këshillin e BE-së. 

Click