Aktivitetet



E hënë, 22 prill 2013

KALIMI I MAQEDONISË NGA NJË VEND IMPORTUES NË NJË VEND EKSPORTUES I STABILITETIT

Delegacioni i Komisionit për Dimension civil të Sigurimit të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, nën udhëheqësinë e z.Llord Xhoplin, kryetar i Komisionit, si dhe kryetarin dhe nënkryetaren e Nënkomitetit për Sundim Demokratik, z.Vitalino Canas, dhe znj.Zholi Gario-Majllam, e vizitoi Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Fillimisht Delegacioni i NATO-s u takua me nënkryetaren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, znj.Svetllana Jakimovska; shefen e Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Asamblenë Parlamentare të Organizatës Veri-Atlantike, me status të delegacionit shoqërues (AP NATO), znj.Ermira Mehmeti-Devaja dhe anëtarin z. Pavle Trajanov.

Në fillim, nënkryetarja Jakimovska u falënderua për vizitën, gjë që tregon përkushtimin e NATO-s për bashkëpunim me vendin tonë.

Ajo theksoi përcaktimin strategjik të Republikës së Maqedonisë drejt integrimeve euroatlantike, e cila ka punuar intensivisht në periudhën e kaluar dhe kontribuon në mënyrë aktive për siguri ndërkombëtare edhe përmes pjesëmarrjes në misionet e NATO-s në Afganistan, Irak dhe Bosnjë e Hercegovinë.

Delegacioni i NATO-s, i cili dëshiron ta sheh Republikën e Maqedonisë në BE dhe NATO, shfaqi interes për ngjarjet e 24 dhjetorit që ndodhën në Kuvend dhe për kontestin e emrit me Republikën e Greqisë.

Nënkryetarja Jakimovska, duke sqaruar ngjarjet e 24 dhjetorit, këtë ditë e vlerësoi si të fundit në serinë e ngjarjeve paraprake në Kuvend.

Në atë kontekst, znj.Ermira Mehmeti-Devaja nënvizoi se me marrëveshjen e 1 marsit duhet t'i jepet fund këtij incidenti. Në fjalimin e saj, ajo theksoi se Republika e Maqedonisë nga një vend importues i stabilitetit kaloi në një vend eksportues të stabilitetit, gjithashtu përmendi se Maqedonia i ka përmbushur kriteret e NATO-s dhe se dëshiron të jetë pjesë e Aleancës e cila siguron paqe dhe stabilitet, duke shtuar se në këtë periudhë duhet të shkojmë një hap para në procesin eurointegrues.

Lidhur me kontestin e emrit, znj.Svetllana Jakimovska potencoi se Republika e Maqedonisë mbetet në negociatat për zgjidhje të pranueshme për të dyja palët, për të cilën prapëseprapë vendimi do të jetë i qytetarëve përmes referendumit, madje duke potencuar se nuk do të bisedohet për incidentin.

Pretendimet e supozuara territoriale të Republikës së Maqedonisë ndaj Greqisë dhe Bulgarisë, z.Pavle Trajanov i karakterizon si një gënjeshtër e madhe e përhapur në mesin e opinionit ndërkombëtar, ku për mosekzistimin e pretendimeve të tilla dëshmon gatishmëria për të nënshkruar marrëveshje për pazëvendësueshmërinë e territoreve. 

Delegacioni i NATO-s u takua edhe me anëtarët e Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Asamblenë Parlamentare të Organizatës Kontraktuese Veri-Atlantike, me status të delegacionit shoqërues (AP NATO), anëtarët e Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri dhe anëtarët e Komisionit për Politikë të Jashtme.

Shefja e Delegacionit, znj.Ermira Mehemeti-Devaja, në fjalimin e saj hyrës, shprehu kënaqësi për prezencën e anëtarëve të Komisionit për Dimension Civil të Sigurisë të Asamblesë Parlamentare të NATO-s.

Kryetari i Komisionit për Politikë të Jashtme, z.Antonio Milloshoski, lidhur me çështjen e Maqedonisë dhe NATO-s, theksoi se: "jemi të kënaqur dhe e konsiderojmë si sukses që nga një vend konsumator i sigurisë së NATO-s u bëmë vend i cili kontribuon për sigurinë dhe stabilitetin e NATO-s", duke shtuar se, Maqedonia është e radhitur në vendin e katërt për nga kontributi i saj i madh për pjesëmarrje në misionet paqësore në Afganistan.

Me kërkesë të delegacionit të NATO-s, të pranishmit këmbyen mendime për çështjet lidhur me ngjarjet në Kuvend që ndodhën më 24 dhjetor dhe lidhur me formimin e Komisionit Anketues për qartësimin e ngjarjeve, gjendjen e mediave dhe lirinë e të shprehurit, kontestin e imponuar për emrin nga ana e Greqisë, përcaktimin strategjik të Maqedonisë me konsensus politik dhe etnik për integrim në BE dhe NATO, si dhe mundësinë për zmadhimin e përqindjes së PBV-së për shpenzimet për mbrojtjen.

Z.Llord Xhoplin, i entuziazmuar nga takimi i realizuar, theksoi se e vlerëson shumë kontributin ushtarak të Maqedonisë përmes pjesëmarrjes në misionet paqësore dhe Maqedonisë i dëshiroi integrim sa më të shpejtë në familjen e NATO-s dhe BE-së.  

Click