Aktivitetet



E mërkurë, 10 prill 2013

KËMBIMI I PËRVOJAVE NGA SHËNDETËSIA MAQEDONASE DHE ÇEKE PËR MBROJTJE MË TË MIRË SHËNDETËSORE TË QYTETARËVE 

Komisioni për Shëndetësi i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe ai i Parlamentit të Çekisë realizuan takim në të cilin këmbyen mendime dhe përvoja nga sfera e shëndetësisë, të cilat kanë për qëllim mbrojtje më të mirë shëndetësore të qytetarëve.

Në fillim të takimit, kryetari i Komisionit për Shëndetësi i Kuvendit të RM-së Mende Dinevski, e përshëndeti delegacionin e Çekisë dhe e njoftoi me përbërjen, punën dhe kompetencat e Komisionit.

Duke folur për mënyrën e funksionimit të shëndetësisë në Republikës së Maqedonisë, z.Dinevski i përmendi ndryshimet e fundit në Ligjin, reformat në drejtim të sistemit shëndetësor më efikas, në interes të pacientëve.

Zëvendëskryetari i Komisionit për Shëndetësi të Parlamentit të Çekisë, z.Allesh Raztoqil, duke bërë një përshkrim të përmbledhur të shëndetësisë çeke, theksoi se ajo ka qenë në gjendje të keqe pas luftës së dytë botërore, por më vonë me anë të një serie reformash gjendja shëndetësore ka arritur në nivel evropian.

Ai i informoi deputetët maqedonas për organizimin e sistemit shëndetësor në Republikën e Çekisë, kapacitetet me të cilat disponon dhe mënyrën e funksionimit të tyre. 

Gjithashtu, z. Raztoçil theksoi ekzistojnë shumë sfera me të cilat krenohen, por ekzistojnë edhe të tilla të cilat duhet të përmirësohen, duke potencuar në atë kontekst parandalimin, si bazë e gjendjes së mirë shëndetësore të popullatës.

Megjithëse sistemi shëndetësore në Çeki ofron mundësi të volitshme, popullata nga sferat me probleme sociale nuk i shfrytëzon këto mundësi. 

U këmbyen mendime edhe lidhur me vaksinat HPV, PAP-testet, mjekësinë fizikale dhe ngjashëm.

Të pranishmit shprehën kënaqësi që patën mundësi të këmbejnë përvoja, gjë që do të kontribuojë në përmirësimin e sistemit shëndetësor në të dy vendet. 


 

Click