Aktivitetet



E mërkurë, 4 shtator 2013

KËMBIMI I STUDENTËVE - PROPOZIM PËR BASHKËPUNIM ARSIMOR NDËRMJET MAQEDONISË DHE KANADASË 

Grupi parlamentar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Kanadasë u takua me Delegacionin kanadez, të udhëhequr nga spikeri i Senatit të Kanadasë, z. Noel Kinsela. 

Kryetari i Grupit parlamentar, z. Igor Ivanovski, në fjalimin hyrës, shprehu falënderim për vizitën, për fjalimin e sinqertë të z. Noel Kinsela në Parlamentin maqedonas dhe për përkrahjen principiele në rrugën eurointegruese të vendit tonë. 

Duke theksuar se marrëdhëniet me Kanadanë për vendin tonë janë me rëndësi të madhe, ai shprehu falënderim për formimin e Grupit për bashkëpunim me Maqedoninë në Parlamentin Kanadez. 

Të pranishmit u pajtuan se formimi i këtij Grupi hap mundësi për propozim-projekte dhe ndarje përvojash të cilat do ta përforcojnë bashkëpunimin në shumë sfera ndërmjet të dyja Parlamenteve dhe të dyja shteteve.  

Si projekt, z. Noel Kinsella propozoi këmbim të studentëve, duke u nisur nga ajo se përqindja e studentëve kanadezë që dalin jashtë vendit të tyre është shumë e vogël, dhe përmes llojit të tillë të bashkëpunimit arsimor ndërmjet Universiteteve ajo përqindje do të zmadhohet, ndërsa ky projekt do të jetë i dobishëm për të dyja vendet.

Ndër të tjerash, spikeri kanadez e përshëndeti edhe përqindjen e përfaqësimit të grave në Kuvendin e Maqedonisë. 

Ai dërgoi edhe ftesë për programin dyditorë në Senatin e Kanadasë për shërbimin e Kuvendit, në të cilin do të diskutohet për dygjuhësinë, ndërsa do të hapet edhe mundësia për këmbimin e praktikave më të mira të punës në Parlamentet. 

Click