Aktivitetet



E martë, 24 shtator 2013

KOMITETI I PËRZIER PARLAMENTAR - EDHE NJË URË PËR VAZHDIMIN E BASHKËPUNIMIT NDËRMJET MAQEDONISË DHE TURQISË

Të pranishmin në takimin ndërmjet Komitetit të Përzier Parlamentar -Republika e Maqedonisë dhe Bashkimi Evropian dhe Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Turqisë ishin dakord se Maqedonia dhe Turqia janë më tepër se vende miqësore të cilat duhet t'i këmbejnë përvojat, të mësojnë nga njëri tjetri, bashkërisht të punojnë me qëllim inkuadrimin e tyre në familjen evropiane. 

U theksua se Komiteti i Përzier Parlamentar është vetëm edhe një urë për vazhdimin e bashkëpunimit të suksesshëm ndërmjet Maqedonisë dhe Turqisë, bashkëpunim i cili duhet të intensifikohet në mënyrë plotësuese, veçanërisht në sferën e ekonomisë, këmbimit tregtar dhe në sferën e arsimit, si dhe të përforcohet bashkëpunimi parlamentar.

Bashkëkryesuesi i KPP-RM dhe BE, z. Kenan Hasipi, shprehu falënderim për përkrahjen e fuqishme të cilën Republika e Turqisë, si faktor i rëndësishëm botëror, ia jep Republikës së Maqedonisë, njëkohësisht duke i informuar mysafirët për punën e Komitetit, për ngjarjet dhe reformat në Parlamentin dhe në shtetin në përgjithësi. 

Duke përkujtuar se të dyja vendet synojnë anëtarësim në BE, z. Hasini nënvizoi se Ballkani është pjesë e BE-së dhe prandaj duhet të përkrahet në procesin e integrimit, sepse vetëm në atë mënyrë do të sigurohet stabiliteti në rajon dhe do të vendosen masat për zhvillimin e ekonomisë, ndërsa benefitet do të janë të dyanshme. 

Delegacioni turk i udhëhequr nga z. Mehmet Tekeliogllu, kryetar i Komisionit për Harmonizim me BE-në dhe anëtar i KPP-BE dhe Turqi, duke shprehur kënaqësi nga takimi dhe mirëpritja, na dëshiroi raport të ri pozitiv nga Komisioni Evropian për progresin e vendit tonë, i cili pritet më 16 tetor të këtij viti, ndërsa njëkohësisht bëri ftesë për vizitë në Ankara, me qëllim thellimin e bashkëpunimit.

 

Click