Aktivitetet



E premte, 12 prill 2013

KONFERENCA RAJONALE E BURSISTËVE TË IPS

Në organizim të Shoqatës për Bashkëpunim Parlamentar "IPA Makedonija" u mbajt Konferencë Parlamentare e bursistëve të IPS me temë:  Trashëgimia nga IPS në fokus: përmes aktivizimit të shoqatave të bursave parlamentare ndërkombëtare deri në pjesëmarrje më të madhe në jetën politike dhe shoqërore në atdheun, në të cilën morën pjesë shoqatat IPS nga gjithë rajoni i Ballkanit, faktorët relevantë nga Maqedonia dhe Gjermania.

Parlamenti gjerman u jep mundësi të rinjve që gjatë aktiviteteve prej 15 javësh në Bundestag të informohen për sistemin parlamentar dhe me proceset e miratimit të vendimeve politike dhe të fitojnë përvojë praktike në sferën e punës parlamentare. 

Bursa IPS është dedikuar për të rinj të arsimuar dhe për ato me interesim politik, që kanë dëshirë pas përfundimit të programit të kthehen në atdheun e tyre dhe të marrin pjesë aktive dhe të përgjegjshme në formimin e ardhmërisë së tyre demokratike. 

Qëllimi i kësaj konference është këmbimi i përvojave ndërmjet bursistëve të IPS për mundësitë për aktivizim shoqëror përmes rrjetëzimit të bursistëve të IPS, si dhe diskutimit për bashkëpunim më të ngushtë ndërmjet bursistëve të IPS nga vendet e ndryshme dhe faktorëve relevantë gjermanë dhe rajonalë. 

Në konferencën fjalim përshëndetës mbajtën: z.Trajko Veljanoski, kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z.Mark Bomhof, referat për Programin Ndërkombëtar për Këmbim në Bundestagun Gjerman dhe znj.Karin Foistner zëvendësambasadore e RF të Gjermanisë në Maqedoni.

Kryetari i Kuvendit në fjalimin e tij shprehu kënaqësi për marrjen IPS programit nën patronazh, si mundësi që e ofron Republika Federative e Gjermanisë, për ndërtimin e kapaciteteve të të rinjve nga Evropa Juglindore.

Për përkrahjen e punës së IPS shoqatave në jetën institucionale, shoqërore dhe politike, diskutuan: znj.Radmilla Sheqerinska, kryetare e Këshillit Nacional për Eurointegrim; z.Antonio Milloshoski, kryetar i Komisionit për Politikë të Jashtme dhe Grupit Parlamentar për Bashkëpunim me parlamentin gjerman; z.Ivan Petrushevski, bashkëpunëtor për bashkëpunim ndërkombëtar në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë; dr.Hajnc Bongarc, përfaqësues i Fondacionit "Fridrih Ebert", znj.Daniella Popovska, përfaqësuese e Fondacionit "Konrad Adenauer", si dhe z.Mark Bomhof, referent për programin ndërkombëtar për këmbim në Bundestagun gjerman. 

Konferencën treditore do ta mbyllë shkëlqesia e saj, ambasadorja e Gjermanisë në Republikën e Maqedonisë, znj.Gudrun Shtajnaker. 
 

Click