Aktivitetet



E hënë, 14 tetor 2013, Ohër

KONFERENCA RAJONALE NË ORGANIZIM TË FONDACIONIT VESTIMINISTER

Në kuadër të Konferencës rajonale, në organizim të Fondacionit Vestiministër, që u mbajt nga 11 deri 13 tetor 2013 në Ohër, Republika e Maqedonisë, mori pjesë delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në përbërje z. Hajrulla Misini, kryetar i Komisionit për Çështje Evropiane, znj. Vlladanka Aviroviq, kryetare e Komisionit për Çështje Ekonomike, z. Marjanço Nikollov, kryetar i Komisionit për Financim dhe Buxhet dhe deputetët z. Gordian Georgiev dhe znj. Hristina Runçeva, anëtarë të Komisionit për Çështje Evropiane.

Kjo konferencë është pjesë e aktiviteteve të Rrjetit parlamentar rajonal të komisioneve për financim dhe buxhet, çështje ekonomike dhe integrime evropiane në të cilën u diskutua për mbikëqyrjen parlamentare për IPA fondet.

Në këtë konferencë mbajti fjalim Hajrulla Misini, i cili e prezantoi Debatin mbikëqyrës për shfrytëzimin e IPA fondeve në Republikën e Maqedonisë, që e organizon Komisioni për Çështje Evropiane, 

Në diskutimin që u zhvillua ndërmjet pjesëmarrësve lidhur me këtë temë, u vlerësua se komisioni për çështje evropiane në Republikën e Maqedonisë ka bërë hap pionerësh lidhur me debatet mbikëqyrëse në krahasim me gjithë rajonin, veçanërisht nëse kihet parasysh tema për të cilën realizohet debati mbikëqyrës. 

Gjithashtu, fjalim mbajti znj. Vlladanka Aviroviq, e cila njëkohësisht është edhe kryetare e Këshillit të rrjetit të këtyre komisioneve në rajon. Ajo theksoi se këto mbledhje e përforcojnë bashkëpunimin rajonal dhe janë faktor kryesor për vendosjen dhe ruajtjen e stabilitetit politik dhe prosperitetit ekonomik. 

Pjesëmarrje aktive morën edhe deputetët tjerë, z. Marjanço Nikollov, z. Gordian Georgiev dhe znj. Hristina Runçeva, në diskutimet e tyre u shtjelluan tema për mbikëqyrjen parlamentare për projektim efikas të buxheteve të shteteve, si dhe për mekanizmat për miratim më efikas të buxhetit.

Në margjinat e kësaj konference u mbajt takim bilateral ndërmjet delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe delegacionit të Parlamentit të Bosnjë e Hercegovinës, të udhëhequr nga kryetari i Dhomës së përfaqësuesve të Bosnjë e Hercegovinës, z. Fehim Shkaliq. 

Në këtë takim u morën vesh që komisionet për çështje evropiane të të dy parlamenteve të kenë bashkëpunim më të ngushtë, të këmbejnë përvoja veçanërisht lidhur me eurointegrimet e të dyja shteteve.

Në fund të konferencës kryetarja aktuale e këshillit të rrjetit, znj. Vlladanka Aviroviq ia dorëzoi kryesinë z. Vlladimir Marinkoviq, kryetar i Komisionit për Financim dhe Buxhet të Asamblesë Parlamentare të Republikës së Serbisë. 

Click