Aktivitetet



E hënë, 8 korrik 2013, Vilnius, Lituania

LITUANIA ANGAZHOHET PËR EVROPË KREDIBILE, ZHVILLIMORE DHE TË HAPUR 

Në kuadër të kryesimit të Lituanisë me BE-në në Vilnius, sot mbahet Konferenca e komisioneve për çështje evropiane të vendeve-anëtare të Bashkimit Evropian dhe të vendeve-kandidate - KOSAK. 

Gjatë konferencës mbajti fjalim ministri i Punëve të Jashtme i Lituanisë, z. Linas Linkevicius, i cili e prezantoi programin dhe prioritetet e kryesimit të Lituanisë, me ç'rast informoi se Lituania do të angazhohet për Evropë kredibile, zhvillimore dhe të hapur.

Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Hajrulla Misini, mbajti fjalim para kolegëve të tij, pjesëmarrës në KOSAK dhe me kënaqësi të madhe ia uroi Lituanisë kryesimin me BE-në, për herë të parë pasi u bë anëtare e BE-së. 

Gjithashtu, ia uroi Republikës së Kroacisë anëtarësimin në BE si vend i 28-të anëtar i BE-së, ndërsa shprehu kënaqësi për marrëveshjen e arritur ndërmjet Republikës së Serbisë dhe Kosovës, me ç'rast vlerësoi se kjo do të jetë e dobishme për të dyja shtetet për eurointegrimin e tyre.

Misini e përshëndeti qëndrimin pozitiv dhe proaktiv të cilin KOSAK-u e ka në lidhje me politikën dhe zgjerimin, ndërsa veçanërisht për përkrahjen të cilën KOSAK-u ia jep Republikës së Maqedonisë dhe në këtë rast u falënderua për kontributet dhe konkluzionet të cilat KOSAK-u i miratoi në mbledhjen e parafundit në Dublin, në të cilat fton në fillimin e paprolongueshëm të negociatave për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian.

Në fund të fjalimit të tij, z.Misini iu falënderua edhe Republikës së Lituanisë dhe vendeve tjera baltike (Letonisë dhe Estonisë), për përkrahjen tyre ndaj Republikës së Maqedonisë në rrugën e saj drejt BE-së, duke menduar në Deklaratën e përbashkët të cilën Komisionet për Çështje Evropiane të këtyre vendeve e miratuan bashkërisht, në të cilën theksojnë se problemi me emrin nuk guxon të jetë pengesë për thellimin e procesit tonë eurointegrues. Nga foltorja ftoi që edhe vendet tjera anëtare të BE-së ta përcjellin këtë shembull.

Konferenca vazhdon sot me debat për krijimin e një BE-je më të fuqishme dhe më konkurrente.

Click