Aktivitetet



E enjte, 19 shtator 2013

MAQEDONIA KONTRIBUESE E MADHE PËR SIGURINË DHE QËNDRUESHMËRINË E NATO-S

Kryetari i Komisionit për Politikë të Jashtme, z. Antonio Milloshoski dhe i Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri, z. Vlladimir Gjorçev; shefja e Delegacionit në Asamblenë parlamentare të Organizatës Kontraktuese Veriatlantike, znj. Ermira Mehmeti; si dhe anëtarët e Delegacionit, znj. Natasha Savova dhe z. Pavle Trajanov, realizuan takim me znj. Kolinda Grabar-Kitaroviq, ndihmëse e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s për diplomaci publike.

Kryetari Milloshoski, në fjalimin e tij hyrës e përshëndeti prezencën e znj. Kitaroviq, njëkohësisht duke theksuar bashkëpunimin e frytshëm shumëvjeçar ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe NATO-s, ku nga një vend konsumator i sigurisë së NATO-s u shndërruam në një vend i cili kontribuon për sigurinë dhe sigurimin e Aleancës, me ndihmesë të madhe për pjesëmarrje në misione paqësore.

Në takimin u këmbyen mendime për gjendjen momentale politike dhe ekonomike, për çështjen e emrit me Republikën e Greqisë, si dhe për tejkalimin e këtij problemi, duke marrë parasysh përcaktimin strategjik të Maqedonisë për integrim në familjen e madhe të NATO-s dhe BE-së. 

Znj. Kitaroviq theksoi se NATO-ja bazohet në principet e konsensusit, ftesa për Republikën e Maqedonisë mbetet e hapur deri në gjetjen e zgjidhjes për çështjen bilaterale. Gjithashtu, ajo shprehu falënderim për pjesëmarrjen e Republikës së Maqedonisë në misionet paqësore të NATO-s.

Të pranishmit u pajtuan se ky takim edhe njëherë e tregon përkushtimin e NATO-s për bashkëpunim me vendin tonë.  

Click