Aktivitetet



E hënë, 29 prill 2013

MBAJTJA E DEBATEVE MBIKËQYRËSE - HAP I SIGURT DREJT DEMOKRACISË PARLAMENTARE 

Kryetari i Komisionit për Transport, Lidhje dhe Ekologji, z.Rexhail Ismaili, me ftesë të Institutit Demokratik Nacional (NDI), mori pjesë në Punëtorinë me temë: Tejkalimi i sfidave për mbikëqyrje të cilën e kryejnë Komisionet Parlamentare. Punëtoria u mbajt nga 24 deri më 26 prill 2013 në Beçiq, Mali i Zi. 

Në Punëtorinë morën pjesë kryetarë të komisioneve dhe përfaqësues nga shërbimet e Parlamenteve nga Bosnja e Hercegovina, Kroacia, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Sllovenia e të cilët i ndanë përvojat rajonale gjatë implementimit të mekanizmave mbikëqyrëse të cilat i posedojnë komisionet. Ato gjithashtu dhanë sqarim për mbikëqyrjen e komisioneve gjatë implementimit të politikave, ligjeve dhe buxheteve; e prezantuan rolin e seksioneve për hulumtim dhe seksioneve të ekspertëve, kuadrit profesional në komisionet dhe organizatave civile në procesin.

Kryetari i Komisionit për Transport, Lidhje dhe Ekologji, z.Rexhail Ismaili, dha një pasqyrë të shkurtër për planifikimin vjetor të aktiviteteve mbikëqyrëse, si dhe të aktiviteteve mbikëqyrëse në planet vjetore të punës së komisioneve. Ai theksoi se nuk mund të arrihet demokraci e vërtetë parlamentare pa parlament të fuqishëm në të cilin plotësisht do ta ushtrojë funksionin e tij legjislativ dhe kontrollues mbi punën e pushtetit ekzekutiv. Mbajtja e debateve mbikëqyrëse në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë është hap i vetëm por i sigurt në atë drejtim. 

Click