Aktivitetet



E premte, 13 dhjetor 2013

MBLEDHJA E DYZETË E KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EKONOMIKE

Komisioni për Çështje Ekonomike i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e 40-të, të mbajtur dje, si trup punues amë shqyrtoi:

  1. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shoqëri tregtare (leximi i dytë); 
  2. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për veprimtari hoteliere (leximi i dytë); 
  3. Propozim-ligj për plotësimin e Ligjit për themelimin e Agjencisë për promovim dhe përkrahje të turizmit në Republikën e Maqedonisë (leximi i dytë); 
  4. Propozim-ligj për plotësimin e Ligjit për pronësi industriale (leximi i parë).

Kryetarja e Komisionit, znj. Vlladanka Aviroviq, i njoftoi deputetet se në afatin e përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë nuk janë parashtruar amendamente nga propozues të autorizuar. Komisioni i propozoi Kuvendit të Republikës së Maqedonisë t'i shqyrtojë dhe miratojë të tre propozim-ligjet.

Propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit për pronësi industriale e arsyetoi zëvendësministri i Ekonomisë, z. Hristijan Delev.  

Ligji për pronësi industriale bazohet mbi parimet e mbrojtjes efikase të të drejtave të pronësisë industriale, harmonizimin me standardet ndërkombëtare, mëvetësinë dhe sundimin e së drejtës, kompetencën dhe përgjegjësinë.  

U theksua se këto karakteristika janë inkorporuar në Ligjin, sepse organet doemos duhet të veprojnë në mënyrë profesionale dhe të përgjegjshme gjatë miratimit të vendimeve për shkak të ballafaqimit me probleme të caktuara, sidomos te dogana, ku te produkte të caktuara ka ndodhur një problem dhe pamundësi për t'u konstatuar origjina e tyre, përkatësisht nëse ato produkte janë origjinale. 

Për atë shkak, me zgjidhjet e propozuara ligjore, rregullat përcaktohen më hollësisht, organet do të kenë mundësi të trajnohen në mënyrë plotësuese, me qëllim miratimin e vendimeve më të duhura. 

Me plotësimet e propozuara do të bëhet harmonizimi i ligjeve në nivel nacional, sidomos harmonizimi i Ligjit për pronësi industriale me Ligjin për veprimtari të novacionit dhe do të jepet mundësi për krijimin e sistemit efektiv për novacione përmes inkorporimit të të drejtave që dalin nga veprimtaria e novacionit.

Komisioni për Çështje Ekonomike njëzëri konkludoi se Propozim-ligji për plotësimin e Ligjit për pronësi industriale në lexim të parë është i pranueshëm dhe se duhet të jepet në lexim të mëtutjeshëm. 

Click