Aktivitetet



E premte, 4 tetor 2013

MBLEDHJA E DYZETENJË E KOMISIONIT PËR POLITIKË TË JASHTME

Komisioni për Politikë të Jashtme i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e mbajtur më 2 tetor 2013, shqyrtoi:

  1. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së  Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës Federative të Brazilit për bashkëpunim në sferën e arsimit; 
  2. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Argjentinës për këmbim të informatave për çështje tatimore;
  3. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për hapje të pikës kufitare të re të përbashkët të dedikuar për komunikacion rrugor ndërkombëtar ndërmjet dyja vendeve "Bellanovcë - Stançiq";
  4. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë për themelim dhe për aktivitete të qendrave kulturore.

Ne mbledhjen e Komisionit, në cilësi të përfaqësuesit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, ishte i pranishëm, z. Goran Stevçevski nga Ministria e Punëve të Jashtme, i cili i arsyetoi Propozim-ligjet.

Në bazë të debatit, Komisioni njëzëri konkludoi t'i propozojë Kuvendit t'i miratojë Propozim-ligjet e lartpërmendur.  

Click