Aktivitetet



E hënë, 30 dhjetor 2013

MBLEDHJA E DYZETENJËTË E KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EKONOMIKE

Komisioni për Çështje Ekonomike i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në Mbledhjen e dyzetenjëtë, të mbajtur më 27 dhjetor 2013, si trup punues amë, në lexim të parë, e shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për inspeksion teknik.

Propozim-ligjin e arsyetoi zëvendësministri i Ekonomisë, z. Hristijan Delev. 

U theksua se ndryshimet dhe plotësimet e propozuara dalin nga projekti "Mësojmë nga komuniteti i biznesit", përkatësisht kompanitë energjetike në Republikën e Maqedonisë. 

Me ndryshimet dhe plotësimet e propozuara do të bëhet zvogëlimi i shpenzimeve lidhur me inspektimet. Gjithashtu, kompanive energjetike do t'u lejohet të akreditohen, certifikohen dhe vetë të mbikëqyrin projekte të caktuara, sepse gjer më tani punët e njëjta i kanë kryer kompanitë e jashtme të cilat kanë qenë të certifikuar dhe të akredituar. 

Zëvendësministri i Ekonomisë theksoi se në mënyrë që të mbrohen standardet dhe kriteret, të drejtat dhe çdo kontroll i tretë do të zbatohet nga organi i pavarur inspektues.  

Ndryshimet dhe plotësimet e propozuara kanë për qëllim uljen e çmimeve për konsumatorët dhe stimulimin e më shumë kompanive të akreditohen për kryerjen e mbikëqyrjes inspektuese.        

Në bazë të nenit 142 të Rregullores së punës së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Komisioni për Çështje Ekonomike, me shtatë vota "pro" dhe një votë "kundër" konkludoi se Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për inspeksion teknik në lexim të parë është i pranueshëm dhe se duhet të jepet në lexim të mëtutjeshëm.
 
 

Click