Aktivitetet



E premte, 20 dhjetor 2013

MBLEDHJA E DYZETEPESTË E KOMISIONIT PËR BUJQËSI, PYLLTARI DHE EKONOMI TË UJËRAVE

Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e 45-të, të mbajtur sot, si trup punues amë, në procedurë të shkurtuar e shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për verë.

Në mbledhjen e Komisionit, në cilësi të përfaqësuesit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, ishte i pranishëm z. Zoran Konjanovski, zëvendësministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

Kryetari i Komisionit, znj. Lençe Nikollovska, i njoftoi deputetët se në afatin e përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për dorëzim të amendamenteve, deri në fillim të mbledhjes nuk janë dorëzuar amendamente për Propozim-ligjin.

Përfaqësuesi i Qeverisë theksoi nevojën për miratimin e ligjit, qëllimet që do të arrihen dhe zgjidhjet themelore që rregullohen me ligjin. 

Në diskutimin për Propozim-ligjin mori pjesë deputeti Borçe Stavrov.

Pas debatit, Komisioni e përcolli Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për verë në procedurë të mëtutjeshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. 

Click