Aktivitetet



E enjte, 17 janar 2013

MBLEDHJA E DYZETEPESTË E KOMISIONIT PËR TRANSPORT, LIDHJE DHE EKOLOGJI

Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në Mbledhjen e djeshme të Dyzetepestë, si trup punues amë, shqyrtoi:

1. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ujërat - leximi I; 
2. Propozim-ligjin për marrëveshjet për transport në komunikacionin rrugor - leximi I; 
3. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për komunikimet elektronike - leximi I; 
4. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për transport në komunikacionin rrugor - leximi II; 
5. Vendimin e statutit për ndryshimin dhe plotësimin e Statutit të Agjencisë për rregullimin e sektorit hekurudhor (faza e parë dhe e dytë); 
6. Programin vjetor për punën e Agjencisë për komunikime elektronike për vitin 2013

Përfaqësuesit e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë e arsyetuan Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ujërat, Propozim-ligjin për marrëveshjet për transport në komunikacionin rrugor dhe Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për komunikimet elektronike dhe theksuan nevojën për miratimin e ligjeve, qëllimet që do të arrihen dhe zgjidhjet themelore që rregullohen me ligjet.

Për të tre Propozim-ligjet veçmas Komisioni njëzëri e miratoi Konkluzionin në vijim: 

  • Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji e shqyrtoi Propozim-ligjin në aspekt të nevojës për miratimin e ligjit, parimet mbi të cilat duhet të bazohet ligji, marrëdhëniet themelore që rregullohen me ligjin dhe mënyra në të cilën propozohet rregullimi i tyre dhe në pajtim me nenin 142, paragrafi 1 i Rregullores së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe vlerësoi se Propozim-ligji është i pranueshëm dhe se duhet të jepet në lexim të mëtutjeshëm.  

Sa i përket Propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për transport në komunikacionin rrugor, kryetari i Komisionit, z.  Rexhail Ismaili, i njoftoj deputetët se në pajtim me afatin e përcaktuar me Rregulloren e punës së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, nuk janë parashtruar amendamente nga propozues të autorizuar.

Në bazë të nenit 149 paragrafi 2 i Rregullores së punës së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji parashtroi një Amendament, me qëllim liberalizimin e transportit të udhëtarëve në komunikacionin rrugor të brendshëm dhe ndërkombëtar, përkatësisht shmanget kufizimi i transportuesve të kenë më së paku dy automjete me 16+1 ulëse dhe propozohet që transportuesit që dëshirojnë të merren me transport të rrugëve të kenë më së paku një automjet me 8+1 ulëse në pronësi ose me marrëveshje për lizing.  

Komiteti njëzëri e miratoi Amendamentin e propozuar dhe konkludoi që Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për transport në komunikacionin rrugor leximi II, të përcillet në procedurë të mëtutjeshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Komisioni e shqyrtoi edhe Vendimin e statutit për ndryshimin dhe plotësimin e Statutit të Agjencisë për rregullimin e sektorit hekurudhor, bashkë me Mendimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.

Duke marrë parasysh se për Vendimin e Statutit, Qeveria dhe Komisioni nuk kishin vërejtje, Komisioni i propozoi Kuvendit të miratojë vendim për dhënien e pëlqimit për Vendimin e Statutit për ndryshimin dhe plotësimin e Statutit të Agjencisë për rregullimin e sektorit hekurudhor.

Programin vjetor për punën e Agjencisë për komunikime elektronike për vitin 2013, në cilësi të përfaqësuesit të Qeverisë, e arsyetoi z.  Roberto Ordanovski, drejtor i Agjencisë për komunikime elektronike.

Ai i theksoi aktivitetet e programit të Agjencisë për komunikime elektronike në vitin 2013 të cilat në veçanti do të orientohen në finalizimin e projektit Digjitalizimi i komunikimeve elektronike dhe futja e "4G" sistemit, si dhe përfundimi i ndërtesës afariste të Agjencisë.

Drejtori Ordanovski sugjeroi se me Programin në vitin 2013 do të realizohen mjetet si të hyra të Agjencisë ekskluzivisht për aktivitetet dhe detyrat e Agjencisë, përveç 500 milion denarë të cilat do të dedikohen për finalizimin e projektit për digjitalizimin e TV sinjalit. 

Komisioni me 6 vota "për" dhe 1 votë "i përmbajtur" e miratoi Konkluzionin në vijim: 

  • Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji i propozon Kuvendit të Republikës së Maqedonisë ta miratojë Konkluzionin në vijim:

1. Kuvendi i Republikës së Maqedonisë e shqyrtoi dhe miratoi Programin vjetor për punën e Agjencisë për komunikime elektronike për vitin 2013; 
2. Ky konkluzion të dorëzohet te Agjencia për komunikime elektronike dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë.
 

 

Click