Aktivitetet



E martë, 14 maj 2013

MBLEDHJA E GJASHTËDHJETEDY E KOMISIONIT PËR FINANCIM DHE BUXHET

Komisioni për Financim dhe Buxhet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në Mbledhjen e gjashtëdhjetedy, të mbajtur sot, si trup punues amë, me procedurë të shkurtuar, shqyrtoi:

  • Propozim-ligjin për garanci të Republikës së Maqedonisë të obligimeve sipas Marrëveshjes për hua për Projektin për ndërtim dhe instalim të sistemit elektronik për arkëtim të taksës rrugore përgjatë Korridorit X, që do të lidhet ndërmjet Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore; 
  • Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për huamarrje të Republikës së Maqedonisë te Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim sipas Marrëveshjes për hua për Projektin për ndërtim të autostradës së Korridorit X, në segmentin rrugor Demir Kapi - Smokvicë. 

Propozim-ligjin e arsyetoi zëvendësministri i Financave, z. Ardian Xheladini. 

Ai theksoi se me realizimin e Projektit për ndërtim dhe instalim të sistemit elektronik për arkëtim të taksës rrugore përgjatë Korridorit X, do të modernizohet sistemi për arkëtim të takës rrugore përmes instalimit të sistemit elektronik për arkëtim të taksës rrugore në pesë stacione ekzistuese për arkëtim të taksës rrugore përgjatë Korridorit X (Ramanli, Petrovec, Sopot, Otovicë dhe Gradsko) dhe përmes ndërtimit dhe pajimit të katër stacioneve të reja për arkëtim të taksës rrugore. 

Me atë do të përmirësohet arkëtimi i taksës rrugore në funksion të zmadhimit të vëllimit të të hyrave të NP për rrugë shtetërore dhe shfrytëzimit të tyre për përmirësimin e nivelit të mirëmbajtjes së rrjetit rrugor në vend. 

Me Ligjin e propozuar, Republika e Maqedonisë e garanton shlyerjen e detyrimeve dhe përmbushjen e dispozitave nga Marrëveshja për hua, në shumë prej 15.880.000 euro. Servisimin e huas do ta kryejë Ndërmarrja publike për rrugë shtetërore nga të hyrat që i realizon. Huaja do t'i ndahet NP për rrugë shtetërore me afat pagimi prej 12 vjetësh dhe me periudhë grejs prej një viti.  

Zëvendësministri i financave theksoi se ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) është nënshkruar Marrëveshje për hua për realizimin e Projektit për ndërtim të autostradës së Korridorit X, në segmentin rrugor Demir Kapi - Smokvicë, në shumë prej 107.000.000 euro. 

Projektin e përbëjnë dy komponentë, dhe atë: ndërtimi i autostradës Korridori X nga Demir Kapia deri në Smokvicë në shumë prej 91.120.000 euro dhe ndërtimi dhe instalimi i sistemit elektronik për arkëtim të taksës rrugore në shumë prej 15.880.000 euro. 

Me sigurimin e infrastrukturës efikase do të kontribuohet për zvogëlimin e shpenzimeve të vozitjes dhe kursim të kohës përmes lehtësimit të qarkullimit të automjeteve. 

Sigurimi i infrastrukturës homogjene do të ketë ndikim pozitiv edhe në qarkullimin ndërkombëtar të automjeteve dhe në këmbimin tregtar, si dhe në kalimin transit nëpër shtetin. 

Me ndërtimin e kësaj hallke në gjatësi prej rreth 28 km, do të sigurohet lidhja e qendrave kryesore urbane, industriale dhe tregtare përgjatë Korridorit X në kuadër të rajonit dhe më gjerë në Evropë.  

Kryetari i Komisionit, z. Marjanço Nikollov, i njoftoi deputetët se në afatin e përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, nuk janë parashtruar amendamente për propozim-ligjet nga ana e propozuesve të autorizuar.  Komisioni për Financim dhe Buxhet i përcolli Propozim-ligjet në procedurë të mëtutjeshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. 

Click