Aktivitetet



E premte, 31 maj 2013

MBLEDHJA E GJASHTËDHJETEGJASHTË E KOMISIONIT PËR FINANCIM DHE BUXHET

Komision për Financim dhe Buxhet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e Gjashtëdhjetegjashtë, të mbajtur sot, si trup punues amë, me procedurë të shkurtuar shqyrtoi:

  • Propozim-ligjin për shfuqizimin e ligjit për pulla të avokatit; 
  • Propozim-ligjin për inspeksion financiar në sektorin publik; 
  • Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për akciza.

Me Ligjin për pulla të avokatit rregullohet futja e pullave të avokatit si instrument për pagesën akontuese të tatimit personal mbi të ardhurat, e cila detyrimisht aplikohet nga avokatët individë në rastet kur shpërblimi për ndihmën e dhënë arkëtohet me para të gatshme dhe është në shumën minimale të përcaktuar me Tarifën për shpërblim dhe kompensim të shpenzimeve për punën e avokatëve. 

Në të gjitha rastet tjera, parashihet pagesa të bëhet përmes bartësit të qarkullimit pagesor në bazë të marrëveshjes me shkrim. 

Njëkohësisht, duke marrë parasysh atë se në këtë mënyrë, përveç pagesës akontuese të tatimit personal mbi të ardhurat, bëhet edhe evidentimi i të hyrave që i realizojnë avokatët individë në bazë të ndihmës së dhënë juridike ku pagesa bëhet me para të gatshme, ligji parasheh të ndërpritet detyrimi për futjen dhe shfrytëzimin e sistemit të miratuar fiskal të pajisjes për regjistrimin e pagesave me para të gatshme për avokatët individë në pajtim me Ligjin për regjistrimin e pagesave me para të gatshme. 

Duke u nisur nga kërkesa e Dhomës së avokatëve dhe avokatëve për zgjidhjen e problemeve me të cilat ballafaqohen në tekstin e punës së tyre dhe konsensusin e anëtarëve të Dhomës për qasje në fiskalizimin e avokatëve dhe shoqërive të avokatëve, propozohet që ky ligj të shfuqizohet. 

Qëllimi është të gjenden zgjidhje adekuate për sferën e avokatisë, ndërsa nga ana tjetër të mbrohet sistemi tatimor dhe të mos vihet në pyetje pagesa e tatimeve.

Në lidhje me Propozim-ligjin për inspeksion financiar në sektorin publik, Qëllimi themelor i zgjidhjes së propozuar ligjore është të rregullohet puna e inspeksionit financiar në sektorin publik me ligj, si kontroll i centralizuar ex-post, precizimi plotësues i rregulaltivës për financa publike në pjesën e mbrojtjes së interesave financiare publike dhe marrje të masave kundër autorëve të kundërvajtjeve dhe ndarje të funksionit të revizionit të brendshëm nga funksioni i inspeksionit financiar. 

Me Propozim-ligjin rregullohen parimet, kompetenca, organizimi i inspeksionit financiar në sektorin publik, si dhe procedura për kryerjen e inspeksionit financiar, me çka sigurohet mbrojtja e interesave financiare të subjekteve nga sektori publik nga menaxhimi i keq financiar, mashtrimet dhe korrupsioni.  

Inspeksioni financiar do të kryhet te shfrytëzuesit e mjeteve nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë, fondet, komunat dhe Qyteti i Shkupit, agjencitë dhe institucionet tjera të themeluara me ligj, administrata publike, institucionet publike dhe personat tjerë juridikë që janë në pronësi shtetërore ose pronësi të komunave dhe Qyteti i Shkupit ose në të cilat shteti ose komunat dhe Qyteti i Shkupit janë aksionarë, si dhe te organizatat joprofitabile dhe personat tjerë fizikë dhe juridikë vetëm për pjesën e mjeteve të marra publike apo garancive. 

Punët e inspeksionit financiar do t'i kryejë Sektori për inspeksion financiar në sektorin publik, si njësi e veçantë e brendshme organizative, në kuadër të Ministrisë së Financave. Inspeksionin financiar do ta udhëheqë kryeinspektori financiar për financa publike, i cili do të përgjigjet drejtpërdrejt para ministrit të Financave.

Kryetari i Komisionit, zMarjanço Nikollov, i njoftoi deputetët se në afatin e përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, për të dyja Propozim-ligjet nuk janë paraqitur amendamente nga propozuesit e autorizuar, përveç për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për akciza, ku komisioni miratoi tri amendamente.      

Komisioni për financim dhe buxhet i kaloi Propozim-ligjet në procedurë të mëtejme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Click