Aktivitetet



E enjte, 24 tetor 2013

MBLEDHJA E GJASHTËDHJETENËNTË E KOMISIONIT PËR TRANSPORT, LIDHJE DHE EKOLOGJI

Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e 69-të, të mbajtur më 22 dhe 24 tetor 2013, si trup punues amë, me procedurë të shkurtuar, e shqyrtoi Propozim-ligjin për realizimin e projekteve infrastrukturore për ndërtim të aksit rrugor Milladinovc - Shtip dhe aksit rrugor Kërçovë - Ohër. 

Në mbledhjen e Komisionit në cilësi të përfaqësuesit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë ishte i pranishëm z. Mile Janakievski, ministër i Transportit dhe Lidhjeve

Kryetari i Komisionit, z. Rexhail Ismaili, i informoi deputetët se në afatin e përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, janë parashtruar gjithsej 4 amendamente nga propozues të autorizuar.

Komisioni nuk miratoi asnjë amendament.

Në debatin morën pjesë deputetët: z. Gazmend Aliji, z. Orhan Ibraimi, z. Vllatko Gjorçev, z. Bllagoja Stojanovski dhe z. Jani Makraduli.

Pas përfundimit të debatit, Komisioni e përcolli këtë Propozim-ligj në procedurë të mëtutjeshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Click