Aktivitetet



E hënë, 13 maj 2013

MBLEDHJA E GJASHTËDHJETENJË E KOMISIONIT PËR FINANCIM DHE BUXHET

Komisioni për Financim dhe Buxhet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Mbledhjen e gjashtëdhjetenjë, të mbajtur më 10 maj 2013, si trup punues amë, në lexim të parë, shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për regjistrim të pagesave me para në dorë dhe Propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit për tatimin mbi fitim. Propozim-ligjet i arsyetoi zëvendësministri i Financave, z. Ardian Xheladini

Për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për regjistrim të parave të gatshme, z. Xheladini theksoi se qëllimi kryesor i ndryshimeve dhe plotësimeve të propozuara është përcaktimi i bazës juridike që do të mundësojë komunikim të vazhdueshëm elektronik të objekteve afariste të tatimpaguesve me DHP dhe monitorim të qarkullimit me para të gatshme në kohë reale përmes sistemit të integruar automatik për administrim.  

Instalimi i komunikimit të vazhdueshëm elektronik ka për qëllim të kontribuojë në avancimin e sistemit të instaluar kontrollues për qëllimet e regjistrimit të pagesave me para të gatshme. 

Pritet që zgjidhja e propozuar të ndikojë pozitivisht në thellimin e disiplinës fiskale te tatimpaguesit, që është përcaktim strategjik i Ministrisë së Financave. 

Njëkohësisht, me Propozim-ligjin përcaktohet përmbajtja e llogarisë fiskale dhe pamja e logos fiskale - shenjë identifikuese e shtypur në çdo llogari fiskale me diell dhe porosi "të blejmë prodhime maqedonase", "për të mirën tonë", prodhuar në Maqedoni, me çka do të stimulohet konsumi i prodhimeve vendore dhe zmadhimi i prodhimit vendor.

Në debatin morën pjesë deputetët:  z. Marjanço Nikollov, z. Romeo Trenov dhe z.Samka Ibraimoski.

Komisioni me 6 vota "pro", 1 "kundër" dhe 2 "të përmbajtur" konkludoi se Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për regjistrim të pagesave me para në dorë është i pranueshëm dhe se duhet ë jepet në lexim të mëtutjeshëm.

Lidhur me Ligjit për tatimin mbi fitim ("Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë", nr.80/93, 33/95, 43/95, 71/96, 5/97, 28/98, 11/01, 2/02, 44/02, 51/03, 120/05, 139/06, 160/07, 159/08, 85/10, 47/11 dhe 135/11), zëvendësministri theksoi se futet tatimi mbi fitim dhe rregullohet mënyra e tatimimit të fitimit të detyrësve-persona juridikë që janë themeluar dhe janë me seli në territorin e Republikës së Maqedonisë (rezidentë) për fitimin që e realizojnë në vend dhe jashtë vendit, pagesën e tatimit mbi fitim përkatësisht mbajtja e tatimit mbi të hyrat që i realizojnë personat e huaj juridikë, si dhe jorezidentë që kanë njësi të përhershme afariste për fitimin që e realizojnë në territorin e Republikës së Maqedonisë.   

Në nenin 11 paragrafi 1 pika 16 e këtij Ligji, është përcaktuar se për shpenzime të tatueshme dhe të hyra më pak të paraqitura konsiderohen edhe shpenzimet në kallo, shpërndarja, mbeturina dhe prishja mbi shumat e normuara të përcaktuara për degën adekuate, me kusht që këto të mos kenë ndodhur si rezultat i një ngjarjeje të jashtëzakonshme ose si rezultat i fuqisë madhore.

Me qëllim që të miratohen këto normativa, nevojitet që të përcaktohet bazë juridike për miratimin e akteve nënligjore me të cilat do të përcaktohen normativat për lartësinë e lejuar të kallos, shpërndarjes, mbeturinës dhe prishjes të mallrave të caktuara.

Komisioni me 6 vota "për" dhe 4 "të përmbajtur" konkludoi se Propozim-ligji për plotësimin e Ligjit për tatimin mbi fitim është i pranueshëm dhe se duhet të jepet në lexim të mëtutjeshëm. 

Click