Aktivitetet



E mërkurë, 29 maj 2013

MBLEDHJA E GJASHTËDHJETEPESTË E KOMISIONIT PËR FINANCIM DHE BUXHET

Komisioni për Financim dhe Buxhet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në Mbledhjen e gjashtëdhjetepestë, si trup punues amë, në lexim të parë, e shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kontribute nga sigurimi i detyrueshëm social.

Propozim-ligjin e arsyetoi zëvendësministri i Financave, z. Ardian Xheladini.  

Ai theksoi se me ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për kontribute nga sigurimi i detyrueshëm social propozohet përcaktimi i anëtarit ekzekutiv të këshillit të drejtorëve, anëtarit të këshillit drejtues dhe drejtorit në shoqërinë tregtare si dhe i detyrësve për pagesë të kontributeve nga sigurimi i detyrueshëm social. 

Sipas të dhënave të Agjencisë për punësim të Republikës së Maqedonisë, prej gjithsej 58.672 drejtorë, 18% ose 10.636 nuk kanë Formular M1, përkatësisht nuk janë të punësuar në firmën të cilën e drejtojnë as në firmë tjetër, përkatësisht institucion. 

Nga 386 anëtarë ekzekutiv të këshillit të drejtorëve, 76 persona ose 19.7% nuk kanë Formular M1, ndërsa prej 820 anëtarëve të këshillit drejtues 288 ose 35,1% nuk kanë Formular M1. Këto persona punojnë në pajtim me marrëveshjen e lidhur për menaxhim dhe nuk janë detyrës për pagesë të kontributeve nga sigurimi i detyrueshëm social.  

Që këtu lind nevoja që anëtari ekzekutiv i këshillit të drejtorëve, anëtari i këshillit drejtues në shoqërinë tregtare të përcaktohen si detyrës për pagesë të kontributeve nga sigurimi i detyrueshëm social. 

Me zgjidhjen e propozuar ligjor përcaktohet edhe baza për pagesën e kontributeve nga sigurimi i detyrueshëm social.  Si bazë e përllogaritjes do të merret kompensimi mujor i përcaktuar në Marrëveshjen për rregullimin e marrëdhënieve ndërmjet shoqërisë dhe anëtarit ekzekutiv të këshillit të drejtorëve, anëtarit të këshillit drejtues, përkatësisht drejtorit në shoqërinë tregtare, i cili detyrimisht i dorëzohet Drejtorisë për të hyra publike.

Në debatin morën pjesë deputetët: z. Marjanço Nikollov, z. Mile Andonov dhe z.  Rexhail Ismaili.

Në fund të debatit, Komisioni për Financim dhe Buxhet me 7 vota "për" dhe 4 vota "të përmbajtur" konkludoi se ky Propozim-ligj është i pranueshëm dhe duhet të jepet në lexim të mëtutjeshëm. 

Click