Aktivitetet



E martë, 27 gusht 2013

MBLEDHJA E GJASHTËDHJETEPESTË E KOMISIONIT PËR TRANSPORT, LIDHJE DHE EKOLOGJI

Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e 65-të, të mbajtur sot, si trup punues amë, me procedurë të shkurtuar, e shqyrtoi Propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit për transport në komunikacionin rrugor.

Në mbledhjen e Komisionit, në cilësi të propozuesit të Ligjit, ishin të pranishëm deputetët: z. Gjorgji Koxhabashiev dhe z. Vlladimir Gjorçev.

Kryetari i Komisionit për Transport, Lidhje dhe Ekologji, z.  Rexhail Ismaili, i njoftoi deputetët se në afatin e përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, nuk janë parashtruar amendamente për Propozim-ligjin.

Përfaqësuesi i propozuesve e theksoi nevojën për miratimin e ligjit, qëllimet që do të arrihen dhe zgjidhjet themelore që rregullohen me ligjin. 

Ne diskutimin morën pjesë deputetët: z. Pançe Orcev dhe z. Vlladimir Gjorçev.

Deputeti Gjorgji Koxhabashiev theksoi se ky Propozim-ligj propozohet si kërkesë e qytetarëve që kanë nevojë për zmadhimin e linjave. Paraprakisht është bërë analizë dhe është konstatuar nevoja e miratimit të ligjit të tillë.

Deputeti Vlladimir Gjorçev në diskutimin e tij theksoi se migrimet ditore janë të dukshme të qytetarëve nga Velesi dhe rrethina të cilët punojnë në Shkup. 
 
Pas debatit, Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji, konkludoi që ky Propozim-ligj të përcillet në procedurë të mëtutjeshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. 


 

Click