Aktivitetet



E mërkurë, 26 qershor 2013

MBLEDHJA E GJASHTËDHJETETETË E KOMISIONIT PËR FINANCIM DHE BUXHET

Komisioni për Financim dhe Buxhet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e Gjashtëdhjetetetë, të mbajtur më 24 qershor 2013, si trup punues amë shqyrtoi:

  1. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lëshimin e obligacioneve të Republikës së Maqedonisë për denacionalizim (leximi i parë);       
  2. Raportin për punën e Komisionit për Letra me Vlerë të Republikës së Maqedonisë në vitin 2012.

Arsyetim hyrës për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lëshimin e obligacioneve të Republikës së Maqedonisë për denacionalizim, dha zëvendësministri i Financave, Ardian Xheladini. 

Ai theksoi se në Ligjin për lëshimin e obligacioneve të Republikës së Maqedonisë për denacionalizim janë paraparë 12 emetime të obligacioneve për denacionalizim, ndërsa Qeveria e Republikës së Maqedonisë me vendim e përcakton shumën vjetore të obligacioneve që do të emetohen. Shuma vjetore përcaktohet në bazë të kompensimit të dhënë në obligacionet me aktvendimet që janë bërë të plotfuqishme në vitin rrjedhës.

Procesi i denacionalizimit ka përfunduar në procedurën e shkallës së parë, por një pjesë e aktvendimeve nuk janë përfundimtarë, përkatësisht për këto aktvendime zhvillohet kontest administrativ. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, nga qershori i vitit 2000 deri në fund të dhjetorit të vitit 2007 (në afatin ligjor për parashtrimin e kërkesës për denacionalizim) gjithsej janë parashtruar 30.744 kërkesa.  Nga totali i kërkesave të parashtruara janë  25.957 lëndë, ndërsa 4.787 lëndë janë në procedurë të sërishme para komisioneve të shkallës së parë, Gjykatës Administrative, Komisionit Shtetëror të Shkallës së Dytës dhe Gjykatës së Lartë Administrative.
 
Në mënyrë që të mundësohet pagimi i këtyre lëndëve pas plotfuqishmërisë së tyre, duhet të zmadhohet numri i emetimeve të obligacioneve për denacionalizim. 

Me Propozim-ligjin propozohet lëshimi plotësues i dy emetimeve të obligacioneve për denacionalizim, me qëllim pagimin e obligacioneve që do të përcaktohen me aktvendim të cilat do të bëhen përfundimtarë në periudhën e ardhshme.

Në debatin morën pjesë deputetët: z. Marjanço Nikollov, z. Samka Ibraimoski, z.  Rexhail Ismaili, z. Mitre Veljanoski dhe znj.Vlladanka Aviroviq.

Në fund të debatit, Komisioni me nëntë vota "pro" dhe një votë "të përmbajtur" konkludoi se ky Propozim-ligj është i pranueshëm dhe mund të jepet në lexim të mëtutjeshëm.

Raportin për punën e Komisionit për Letra me Vlerë të Republikës së Maqedonisë në vitin 2012, e arsyetoi z. Milail Ajdini, anëtar i Komisionit për Letra me Vlerë të Republikës së Maqedonisë. 

Ai theksoi se Komisioni e rregullon dhe e kontrollon punën me letra me vlerë në territorin e Republikës së Maqedonisë. Në kuadër të kompetencave dhe autorizimeve të tyre ligjore, kujdeset për ligjet dhe funksionimin efikas të tregut të letrave me vlerë dhe për mbrojtjen e të drejtave të investuesve, me qëllim që vazhdimisht të forcohet mirëbesimi i opinionit në institucionet e tregut të letrave me vlerë në vend. 

Gjatë vitit 2012 Komisioni në mënyrë aktive ka punuar për realizimin e funksioneve të përcaktuara ligjore, në drejtim të krijimit të tregut fortë të rregulluar, transparent dhe shumë të zhvilluar të letrave me vlerë, që nënkupton në mënyrë të vazhdueshme në treg efikas dhe të drejtë të letrave me vlerë, si dhe për mbrojtjen e të drejtës dhe interesave të investuesve të tregut të letrave me vlerë.                                   

Në debatin mori pjesë deputeti Marjanço Nikollov.

Në fund të debatit, Komisioni me tetë vota "pro" dhe një votë "të përmbajtur"

  1. Kuvendi i Republikës së Maqedonisë punën e Komisionit për Letra me Vlere te Republikës së Maqedonisë në vitin 2012. 
  2. Ky konkluzion bashkë me Raportin e Komisionit për Financim dhe Buxhet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë të dorëzohet te Qeveria e Republikës së Maqedonisë, Ministria e Financave dhe Komisioni për Letra me Vlerë. 
     
Click