Aktivitetet



E martë, 21 maj 2013

MBLEDHJA E GJASHTËDHJETETRE E KOMISIONIT PËR FINANCIM DHE BUXHET

Komisioni për Financim dhe Buxhet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në Mbledhjen e djeshme të gjashtëdhjetetre, si trup punues amë, shqyrtoi:

  1. Propozim-ligj për plotësimin e Ligjit për tatim mbi fitimin (leximi i dytë); 
  2. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për regjistrimin e pagesave me para në dorë (leximi i dytë); 
  3. Propozim-ligj për shndërrimin e kërkesave të Republikës së Maqedonisë në bazë të tatimit të vlerës së shtuar, tatimit personal mbi të ardhurat, tatimit mbi fitimin dhe kontributeve për sigurim pensional dhe invalidor në depozitë të përhershme në Shoqërinë Fabrika për mjete në shina "Veles" SHPKNJP - Veles (leximi i parë).

Kryetari i Komisionit, z. Marjanço Nikollov, i njoftoi deputetët se për Propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit për tatimin mbi fitim, në afatin e përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, nuk janë parashtruar amendamente nga propozues të autorizuar. Komisioni e përcolli këtë Propozim-ligj në procedurë të mëtutjeshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Për këtë Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për regjistrimin e pagesave me para në dorë, Komisioni shqyrtoi 4 amendamente, dhe të gjitha i miratoi njëzëri dhe këtë Propozim-ligj e përcolli në procedurë të mëtutjeshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Propozim-ligjin për shndërrimin e kërkesave të Republikës së Maqedonisë në bazë të tatimit të vlerës se shtuar, tatimit personal mbi të ardhurat, tatimit mbi fitimin dhe kontributeve për sigurim pensional dhe invalidor në depozitë të përhershme në Shoqërinë Fabrika për mjete ne shina "Veles" SHPKNJP - Veles e arsyetoi zëvendësministri i Financave, z. Ardian Xheladini. 

Ai theksoi se në pajtim me nenin 10 të Ligjit për transformim të NP-së "Hekurudha Maqedonase" Shkup ("Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë" numër 29/05), depozitën themeluese dhe pjesëmarrjet në Shoqërinë Fabrika për mjete në shina "Veles" SHPKNJP - Veles i ka ndërmarrë Qeveria e Republikës së Maqedonisë si kapital shtetëror. 

Me ligjin e propozuar, kërkesat e Republikës së Maqedonisë në bazë të tatimit të vlerës së shtuar, tatimit personal mbi të ardhurat, tatimit mbi fitim dhe kontributeve për sigurim pensional dhe invalidor, si dhe kamatave, do të konvertohen në depozitë të përhershme në Shoqërinë Fabrika për mjete në shina "Veles" SHPKNJP-Veles, me çka do të zmadhohet kapitali.  

Për zbatimin e Ligjit të propozuar, nevojiten mjete financiare nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë në lartësi të kontributeve të papaguara për sigurim pensional dhe invaldior (kryegjëja dhe kamata) për punëtorët për vitin 2004 dhe 2005, të cilat me gjendje më datë 31.12.2012 janë 7.304.197,00 denarë.

Me zgjidhjen e propozuar ligjore do të mundësohet konsolidim financiar i Shoqërisë Fabrika dhe do të sigurohet efikasitet në punën e Shoqërisë Fabrika për mjete në shina "Veles" SHPKNJP-Veles.           

Komisioni njëzëri konkludoi se ky Propozim-ligj është i pranueshëm dhe duhet të jepet në lexim të mëtutjeshëm. 

Click