Aktivitetet



E enjte, 23 maj 2013, Strasburg

MBLEDHJA E NJËMBËDHJETE E KOMITETIT TË PËRZIER PARLAMENTAR RM-BE

Mbledhja e njëmbëdhjete e Komitetit të Përzier Parlamentar-RM-BE, e cila u mbajt më 22 dhe 23 maj 2013 në Parlamentin Evropian në Strasburg, Republika e Francës, ku mori pjesë delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Komitetin e Përzier Parlamentar -RM-BE, të udhëhequr nga z. Qenan Hasipi, kryetar i Delegacionit te Kuvendit te Republikës së Maqedonisë në Komitetin Parlamentar për Stabilizim dhe Asociacion (bashkëkryesues i këtij komiteti), znj.Ermira Mehmeti - Devaja dhe z. Andrej Petrov, zëvendëskryetar i delegacionit, znj. Sillvana Boneva, z. Antonio Milloshoski, anëtarët e delegacionit dhe z. Bekim Fazliu, zëvendësanëtar i delegacionit.

Dje, gjate mbajtjes se mbledhjes së 11-të, deputetët kishin mundësi që nga galeria zyrtare në sallën plenare të jenë të pranishëm në debat në seancën plenare të Parlamentit Evropian, ku u shqyrtua Propozim-rezoluta për Raportin e progresit 2012, të parashtruar nga Komisioni Evropian. 

Në fillim të debatit u shpall prania e tyre në galerinë zyrtare dhe u përshëndeten nga kryesuesi i seancës, z. Llasllo Surjan, nënkryetar i Parlamentit Evropian.   

Gjatë debatit, shumica e eurodeputeteve bënë thirrje në fillimin e paprolongueshëm të negociatave me Republikën e Maqedonisë, për faktin që vendi i përmbushi të gjitha kriteret e kërkuara në kuadër të HLLAD, përfshire edhe progresin në marrëdhëniet e mira fqinjësore. U lavdëruan të gjitha reformat të cilat vendi i bën në rrugën e eurointegrimit.

Eurokomisari Fyle kërkoi nga eurodeputetët ta përkrahin raportin e tij me të cilin kërkohet që vendi urgjentisht dhe në mënyrë të paprolonguar t'i fillojë negociatat me BE-në dhe potencoi se pritet përmbushje urgjente dhe të paprolongueshme e marrëveshjes nga 1 mars dhe formimi i Komisionit Anketues për ngjarjet e 24 dhjetorit. 

Ministria e Punëve të Jashtme e Irlandës, znj.Lusinda Krejton, u pajtua me rekomandimin e komisarit Fyle dhe theksoi se vendi është i përgatitur t'i fillojë negociatat me Bashkimin Evropian, duke pasur parasysh rezultatet e arritura në të gjitha sferat e përfshirë me HLLAD.

Sot deputetët nga galeria zyrtare e ndoqën debatin për amendamentet e Propozim-rezolutës të raportuesit Riçard Hovit, ndërsa njëkohësisht e ndoqën edhe votimin e Rezolutës në tërësi, e cila u miratua me shumicë të madhe.
 
 
 

Click