Aktivitetet



E enjte, 17 janar 2013

MBLEDHJA E NJËZETEDYTË E KOMISIONIT PËR BUJQËSI, PYLLTARI DHE EKONOMI TË UJËRAVE

Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e 22-të të mbajtur sot, si trup punues amë në lexim të parë shqyrtoi:

  1. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për verë; 
  2. Propozim-ligjin për kooperativat bujqësore; 
  3. Propozim-ligjin për ndryshmin dhe plotësimin e Ligjit për blegtori;

Në mbledhjen e Komisionit për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave në cilësi të përfaqësuesit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë ishte i pranishëm, z.Zoran Konjanovski, zëvendësministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

Zëvendësministri, z.Zoran Konjanovski, theksoi nevojën për miratimi e ligjeve, qëllimet që do të arrihen dhe zgjidhjet themelore që rregullohen me ligjet. 

Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave i shqyrtoi Propozim-ligjet e lartpërmendura dhe vlerësoi se janë të pranueshme dhe se duhet të jepen në lexim të mëtutjeshme.

Click