Aktivitetet



E martë, 9 prill 2013

MBLEDHJA E NJËZETEGJASHTË E KOMISIONIT PËR BUJQËSI, PYLLTARI DHE EKONOMI TË UJËRAVE 

Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e sotme të 26-të, si trup punues amë, në lexim të parë, shqyrtoi:

1. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për plehra; 
2. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për prodhime për mbrojtjen e bimëve; 
3. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për material faror dhe të mbëltuar për bimë bujqësore; 
4. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shëndetin e bimëve; 
5. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin Ligjit për gjueti; 
6. Propozim-ligj për plotësimin e Ligjit për bujqësi dhe zhvillim rural.

Në mbledhjen e Komisionit, në cilësi të përfaqësuesit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, ishte i pranishëm z. Zoran Konjanovski, zëvendësministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

Përfaqësuesi i Qeverisë e theksoi nevojën për miratimin e ligjeve, qëllimet që do të arrihen dhe zgjidhjet themelore që rregullohen me to. 

Komisioni me 6 vota "pro" dhe 1 votë "i përmbajtur" miratoi konkluzion identik për të gjitha Propozim-ligjet.

  • Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave shqyrtoi Propozim-ligjet, në aspekt të nevojës për miratimin e ligjeve, parimet mbi të cilat bazohen ligjet, marrëdhëniet themelore që rregullohen me ligjet dhe mënyra në të cilën propozohet rregullimi i tyre, dhe në pajtim me nenin 142, paragrafi 1 i Rregullores së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, vlerësoi se Propozim-ligjet janë të pranueshme dhe se duhet të jepen në lexim të mëtutjeshëm.


 

Click