Aktivitetet



E martë, 29 janar 2013

MBLEDHJA E NJËZETEKATËRTË E KOMISIONIT PËR BUJQËSI, PYLLTARI DHE EKONOMI TË UJËRAVE

Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e 24-të, të mbajtur sot, si trup punues amë, në lexim të dytë shqyrtoi:

  1. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për verë; 
  2. Propozim-ligj për kooperativat bujqësore; 
  3. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për blegtori.

Për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për verë, Komisioni shqyrtoi dhe miratoi katër amendamente të parashtruara nga propozues të autorizuar.

Në mbledhjen, në cilësi të përfaqësuesit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë ishte i pranishëm z.Zoran Konjanovski, zëvendësministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

Kryesuesi i Komisionit, z.Malisha Stankoviq, i njoftoi deputetët se në afatin e përcaktuar me Rregulloren e punës së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, nuk janë parashtruar amendamente për Propozim-ligjin për kooperativa bujqësore dhe Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për blegtori.

Pas debatit, Komisioni konkludoi që Propozim-ligji për kooperativa bujqësore dhe Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për blegtori të përcillen në procedurë të mëtutjeshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. 

Click