Aktivitetet



E mërkurë, 26 qershor 2013

MBLEDHJA E NJËZETENËNTË E KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EKONOMIKE

Komisioni për Çështje Ekonomike i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në Mbledhjen e djeshme të njëzetenëntë, si trup punues amë, në lexim të parë, e shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për statistikë shtetërore.

Nevojën për miratimin e ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për statistikë shtetërore e arsyetoi përfaqësuesi i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, mr.Ardian Xheladini, zëvendësministër i Financave.  

U theksua se përpilimi i Propozim-ligjit doli si rezultat i nevojës për përforcimin e rolit të Entit Shtetëror për statistikë, si koordinator i sistemit statistikor të vendit. 

Propozim-ligji ka për qëllim precizimin e mëtutjeshëm të definicioneve dhe kategorive që përdoren në ligjin, si dhe të krijimit të supozimeve ligjore për zmadhimin e përfshirjes dhe cilësisë së të dhënave statistikore që mblidhen nga njësitë e raportit. 

Njëkohësisht, me precizimin plotësues të rolit të Entit Shtetëror për Statistikë, si koordinator i sistemit statistikor të vendit, përforcohet roli i entit, si dhe mirëbesimi i opinionit në lidhje me cilësinë e të dhënave që i prodhon jo vetëm Enti, por edhe bartësit e autorizuar. 

Me ndryshimet dhe plotësimet e propozuara, veçanërisht me precizimin plotësues të kategorisë besueshmëri, futet koncept i ri i mbrojtjes së të dhënave individuale. 

Zgjidhjet themelore të ndryshimeve dhe plotësimeve të propozuara janë precizimi plotësues i kategorive që përdoren në ligjin, precizimi plotësues i pjesës së ligjit që ka të bëjë me përmbledhjen e të dhënave, definimi më preciz dhe më gjithëpërfshirës i kategorisë besueshmëri të të dhënave në aspekt të statistikës, përforcimit të rolit të Entit Shtetëror për Statistikë si koordinator i sistemit statistikor të vendit, precizimi plotësues i dispozitave që kanë të bëjnë me shfrytëzimin e të dhënave statistikore për qëllime shkencore-hulumtuese, publikimi i të dhënave statistikore, si dhe ofrimi i të dhënave të besueshme pa identifikim të personave të tretë, diseminimi ndërkombëtar i të dhënave statistikore dhe futja e mbikëqyrjes mbi zbatimin e dispozitave të këtij ligji. 

U theksua se futet edhe mbikëqyrje në funksion të përgjegjësisë së njësive raportuese dhe personave përgjegjës nga Enti shtetëror për statistikë. Përforcimi i mbikëqyrjes në masë të konsiderueshme do ta përmirësojë marrjen e të dhënave të plota, të sakta dhe jo në kohë të këtyre njësive.   

Në debatin morën pjesë kryetarja e Komisionit për Çështje Ekonomike, z.Vlladanka Aviroviq, anëtarët z. Marjanço Nikollov dhe z. Gazmend Aliji, si dhe zëvendësministri i Financave, z. Ardian Xheladini.

Në bazë të nenit 142 të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Komisioni për Çështje Ekonomike, me gjashtë vota "pro" dhe dy vota "kundër", konkludoi se Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për statistikë shtetërore në lexim të parë është i pranueshëm dhe duhet të jepet në lexim të mëtutjeshëm. 

Click