Aktivitetet



E enjte, 9 maj 2013

MBLEDHJA E NJËZETENËNTË TË KOMISIONIT PËR BUJQËSI, PYLLTARI DHE EKONOMI TË UJËRAVE

Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e 29-të të mbajtur sot, si trup punues amë, në lexim të parë mori në shqyrtim Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tokë bujqësore dhe Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për pyjet.

Në mbledhjen, në cilësi të përfaqësuesit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, ishte i pranishëm z. Zoran Konjanovski, zëvendësministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, i cili theksoi nevojën për miratimin e ligjeve, qëllimet që do të arrihen dhe zgjidhjet themelore që rregullohen me ligjet. 

Komisioni, me 5 vota "për" dhe 3 vota "të përmbajtur" për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për pyjet dhe me votim të njëzëshëm për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tokë bujqësore, vlerësoi se Propozim-ligjet janë të pranueshme dhe se duhet të jepen në lexim të mëtutjeshëm. 

Click