Aktivitetet



E premte, 18 janar 2013

MBLEDHJA E NJËZETENJË E KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EKONOMIKE

Komisioni për Çështje Ekonomike i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në Mbledhjen e njëzetenjë, të mbajtur më 16 janar 2013, si trup punues amë, në lexim të parë e shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për standardizim

Propozim-ligjin e arsyetoi përfaqësuesja i propozuesit, zëvendësministrja e Ekonomisë, znj.Katerina Vellovska.  

U theksua se nevoja për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për standardizim, para se gjithash është për dhënien e bazës juridike projektit qeveritar me shenjën "dielli maqedonas" në të cilën do të rregullohet baza, përmbajtja dhe zbatimi i tij.  

Futja e kësaj shenje promovuese për cilësinë e prodhimeve të cilat do të lëshohen në tregun e vendit dhe tregun e huaj, do të thotë ndërtimi i markës së njohshme nacionale, përkatësisht brend, i cili do të paraqet cilësi të lartë të prodhimeve maqedonase. 

Zëvendësministri i Ekonomisë theksoi se me markën e propozuar do të nxitet komuniteti i biznesit që të prodhojë prodhime konkurruese të cila to t'i përmbushin kërkesat për cilësi dhe siguri të tyre, të cilat do të distribuohen në tregjet në Republikën e Maqedonisë, Bashkimin Evropian dhe më gjerë, në pajtim me standardet të paraparë në Ligjet e tyre.  

Me markën e paraparë do të arrihet që prodhimet maqedonase të bëhen të njohshme dhe këto prodhime ta marrin shenjën promovuese "dielli maqedonas". 

Për mbrojtjen e shenjës promovuese "dielli maqedonas", Qeveria e Republikës ës Maqedonisë vendosi ta shfrytëzojë Konventën e Parisit, ku Republika e Maqedonisë është anëtare dhe ky model i mbrojtjes është i njohshëm dhe e kanë shfrytëzuar shumë shtete gjatë etiketimit të prodhimeve të tyre. 

Mbrojtja e tillë nuk ripërtërihet nëpërmjet Konventës së Parisit dhe për realizimin e saj bëhet mbrojtje në të gjitha vendet-anëtare dhe këto obligohen ta respektojnë këtë mbrojtje, si dhe të gjitha vendet-anëtare të Organizatës tregtare botërore. 

Me ndryshimet dhe plotësimet e propozuara të Ligjit për standardizim, Instituti për standardizim i Republikës së Maqedonisë do të ketë kompetencë qartë të definuar në aspekt të miratimit të akteve juridike. 

Qeveria e Republikës së Maqedonisë vlerëson se në këtë mënyrë do të sigurohet mbrojtja e shenjës promovuese "dielli maqedonas" do të ndërtohet një markë e njohshme e cila do të shënojë cilësinë e prodhimeve e cila do të jenë e njohshme jo vetëm, në nivelin nacional, por edhe në nivelin ndërkombëtar.

Në bazë të nenit 142 të Rregullores së punës së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Komisioni për Çështje Ekonomike me gjashtë vota "për" dhe një votë "i përmbajtur" konkludoi se Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për standardizim në lexim të parë është i pranueshëm dhe duhet të jepet në lexim të mëtutjeshëm. 

Click