Aktivitetet



E shtunë, 12 shkurt 2013

MBLEDHJA E NJËZETEPESTË E KOMISIONIT PËR BUJQËSI, PYLLTARI DHE EKONOMI TË UJËRAVE

Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjes e 25-të e shqyrtoi Propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit për pyje, me procedurë të shkurtuar.

Në mbledhjen, në cilësi të përfaqësuesit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, ishte i pranishëm z.Ljupço Dimovski, ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

Kryesuesi i Komisionit, z.Malisha Stankoviq, i njoftoi deputetët se në pajtim me afatin e përcaktuar me Rregulloren e punës së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë nuk janë parashtruar amendamente për këtë propozim-ligj.

Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave konkludoi që Propozim-ligji për plotësimin e Ligjit për pyje të përcillet në procedurë të mëtutjeshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. 

 

 

Click