Aktivitetet



E enjte, 9 maj 2013

MBLEDHJA E NJËZETEPESTË E KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EKONOMIKE 

Komisioni për Çështje Ekonomike i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në Mbledhjen e njëzetepestë, të mbajtur më 7 maj të vitit 2013, si trup punues amë, shqyrtoi

1. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbikëqyrje të tregut (leximi i parë); 
2. Raport vjetor për punën e Komisionit për Mbrojtje të Konkurrencës në vitin 2012: 
3. Raport vjetor për punën e Komisionit Rregullator për Energjetikë të Republikës së Maqedonisë në vitin 2012.

- Arsyetim për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbikëqyrje të tregut, dha përfaqësuesja e propozuesit, Biljana D.  Stojanovska, këshilltare shtetërore në Ministrinë e Ekonomisë. 

Ndryshimet dhe plotësimet e propozuara propozohen në bazë të vlerësimit paraprak të dhënë nga Komisioni Evropian për tekstin bazë të Ligjit për mbikëqyrje, i cili për herë të parë është miratuar në vitin 2010.  Rekomandimet janë se duhet të bëhet rregullimi i tij plotësues sistematik.  

U theksua se Ministria e Ekonomisë ka vlerësuar se rekomandimet nga Komisioni Evropian janë mjaftë të qëndrueshme dhe përputhshmëria në pajtim me harmonizimin e të drejtës evropiane dhe harmonizimin e të drejtës së Bashkimit Evropian, paraqesin dy postulate themelore në bazë të të cilave duhet të bëhen ndryshime dhe plotësime të Ligjit për mbikëqyrje të tregut. 

Kryetarja e Komisionit për Çështje Evropiane, znj.Vlladanka Aviroviq, në fjalimin e saj theksoi se punën se bëhet fjalë për një Ligj veçanërisht të rëndësishëm i cili i rregullon direktivat dhe fut ndryshime të caktuara cilësore në ekonomi. 

Në bazë të nenit 142 të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Komisioni për Çështje Ekonomike konkludoi se ky Propozim-ligj është i pranueshëm dhe se duhet të jepet në lexim të mëtutjeshëm.

- Arsyetim të Raportit vjetor për punën e Komisionit për Mbrojtje të Konkurrencës në vitin 2012, në cilësi të përfaqësuesit të propozuesit, dha  Bllagoja Çurlinov, kryetar i Komisionit për Mbrojtje të Konkurrencës. 

U theksua se KMK e zbaton Ligjin për mbrojtje të konkurrencës dhe Ligjin për kontroll të ndihmës shtetërore.  Funksionet dhe aktivitetet e KMK grupohen në tre shtylla:  zbulimi i kundërvajtjeve, zbulimi i firmave që janë dominuese në treg e të cilin e keqpërdorin, dhe vlerësimi i bashkimit të firmave me qëllim që mos të krijojnë firma dominuese.

Më tutje, z.  Çurlinov nënvizoi se në vitin 2012 KMK ka përgatitur analizë të sektorit bankar dhe analizë të tregut për reklama në komunikime elektronike.  Gjithashtu, Komisioni ka punuar në mendime për projekte ligjore.

Në debatin morën pjesë kryetarja e Komisionit për Çështje Ekonomike, znj.Vlladanka Aviroviq, anëtarët:  z. Marjanço Nikollov dhe z.  Nikollçe Acevski, si dhe zëvendësanëtari, z. Erdogan Saraç. 

Në bazë të debatit, Komisioni për Çështje Ekonomike, me shumicë votash e miratoi Konkluzionin në vijim:

  1. Kuvendi i Republikës së Maqedonisë e shqyrtoi dhe miratoi Raportin vjetor për punën e Komisionit për Mbrojtje të Konkurrencës në vitin 2012;
  2. Ky konkluzion, së bashku me raportin e Komisionit për Çështje Ekonomike, t'i dërgohet Komisionit për Mbrojte të Konkurrencës dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.

- Lidhur me Raportin vjetor për punën e Komisionit Rregullator për Energjetikë të Republikës së Maqedonisë në vitin 2012, arsyetim më të gjerë dha kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë, z.  Dimitar Petrov, i cili potencoi se ai është konceptuar në bazë të udhëzimeve të reja nga ana e Ligjit për energjetikë.

Në raportin është dhënë pasqyrë e aktiviteteve të realizuara nga ana e Komisionit Rregullator për Energjetikë, me theks të veçantë në gjendjet lidhur me rregullimin e tarifave dhe çmimeve, përpilimin e rregullativës, aktivitetet në nivel ndërkombëtar dhe pasqyrë dhe pasqyrë në punën financiare të Komisionit Rregullator për Energjetikë.

Në debatin morën pjesë:  kryetarja e Komisionit për Çështje Ekonomike, znj.Vlladanka Aviroviq, anëtari i Komisionit, z.  Marjanço Nikollov dhe kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë, z. Dimitar Petrov. 

 Komisioni për Çështje Ekonomike i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, me gjashtë vota "për" dhe dy vota "të përmbajtur", konkludoi t'i propozojë Kuvendit të Republikës së Maqedonisë ta miratojë Konkluzionin në vijim: 

  1. Komisioni për Çështje Ekonomike i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë e shqyrtoi dhe miratoi Raportin vjetor për punën e Komisionit Rregullator për Energjetikë të Republikës së Maqedonisë në vitin 2012 dhe ia dorëzoi  Kuvendit të Republikës së Maqedonisë ta shqyrtojë dhe miratojë në seancë. 
  2. Ky konkluzion, bashkë me raportin e Komisionit për Çështje Ekonomike, t'i dorëzohet Komisionit Rregullator për Energjetikë të Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë. 
Click