Aktivitetet



E enjte, 18 prill 2013

MBLEDHJA E NJËZETESHTATË E KOMISIONIT PËR BUJQËSI, PYLLTARI DHE EKONOMI TË UJËRAVE

Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e djeshme të 27-të, si trup punues amë, në lexim të dytë, mori në shqyrtim gjashtë Propozim-ligje:

1. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për plehra; 
2. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për prodhime për mbrojtjen e bimëve; 
3. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për material faror dhe të mbëltuar për bimë bujqësore; 
4. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shëndetin e bimëve; 
5. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për gjueti; 
6. Propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit për bujqësi dhe zhvillim rural.

Në mbledhjen, në cilësi të përfaqësuesit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, ishte i pranishëm z. Zoran Konjanovski, zëvendësministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

Kryetarja e Komisionit për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave, znj.Lençe Nikollovska, i informoi deputetët se në afatin e përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, nuk janë parashtruar amendamente për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për plehra.

Në bazë të nenit 149 paragrafi 2 i Rregullores së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Komisioni parashtroi gjashtë amendamente për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për plehra të cilat edhe u miratuan nga ana e Komisionit. Pas debatit, Komisioni konkludoi që Propozim-ligji të përcillet në procedurë të mëtutjeshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. 

Për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për prodhime për mbrojtjen e bimëve u parashtruan gjithsej tre amendamente, të cilat Komisioni i miratoi dhe konkludoi që ky Propozim-ligj të përcillet në procedurë të mëtutjeshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. 

Lidhur me Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për material faror dhe të mbëltuar për bimë bujqësore, Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shëndetin e bimëve, Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për gjueti dhe Propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit për bujqësi dhe zhvillim rural, kryetari i Komisionit i njoftoi deputetët se në afatin e përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, nuk janë parashtruar amendamente.

Komisioni konkludoi që këto katër Propozim-ligje të përcillen në procedurë të mëtutjeshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.  
 
 

Click