Aktivitetet



E martë, 14 maj 2013

MBLEDHJA E NJËZETESHTATË E KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EKONOMIKE

Komisioni për Çështje Ekonomike i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e sotme të njëzeteshtatë, si trup punues amë, me procedurë të shkurtuar, shqyrtoi

  1. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sistem njësportel dhe mbajtjen e regjistrit tregtar dhe regjistrit të personave tjerë juridikë;
  2. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për automjete; 
  3. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shoqëri tregtare.

Propozim-ligjin e arsyetoi përfaqësuesi i propozuesit, zëvendësministri i Ekonomisë, z. Hristijan Delev.

Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sistem njësportel dhe mbajtje të regjistrit tregtar dhe regjistrit të personave juridikë ka për qëllim stimulimin e regjistrimit elektronik të firmave në Republikën e Maqedonisë, përmes zvogëlimit të shpenzimeve për regjistrimin e firmave në Republikën e Maqedonisë, përmes zvogëlimit të shpenzimeve për regjistrim të firmave, si dhe përmes lehtësimit dhe thjeshtësimit të procedurave administrative për regjistrim të shoqërive tregtare ose tregtarit individ. Qëllimi është të përmirësohet klima e biznesit në Republikën e Maqedonisë, si dhe orientimet e dhënë nga Banka Botërore. 

Në bazë të nenit 149 paragrafi 2 i Rregullores së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Komisioni për Çështje Ekonomike parashtroi tre amendamente, të cilat njëzëri i miratoi dhe këtë Propozim-ligj e përcolli në procedurë të mëtutjeshme në Kuvendin e RM-së.

Me Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për automjete, ndërmerren masa për prolongimin e afatit të procedurës për përcaktimin e statusit të traktorëve dhe rimorkiove të traktorëve, përkatësisht legalizimin e tyre, si dhe afati për regjistrimin e tyre.

Në afatin e përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë nuk u parashtruan amendamente nga propozues të autorizuar.

Komisioni për Çështje Ekonomike e përcolli Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për automjete në procedurë të mëtutjeshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shoqëri tregtare, u theksua se ndryshimet dhe plotësimet e propozuara janë me rekomandim nga Banka Botërore dhe kanë për qëllim përmirësimin e klimës afariste në Republikën e Maqedonisë. 

Qëllimi është të lehtësohet procedura administrative për regjistrim në regjistrin tregtar të personave juridikë përmes stimulimit të sistemit për regjistrim elektronik të firmave në Republikën e Maqedonisë. 

Pjesa e dytë është përmirësimi dhe mbrojtja e të drejtave të aksionarëve minoritarë në rast të ekzistimit të dyshimit për parregullsi potencialë gjatë punës së shoqërisë aksionare. 

Pjesa e tretë është prolongimi i afatit për dorëzimin e llogarive vjetore në Regjistrin qendror, ku llogaritë vjetore do të mund të dorëzohen deri më 15 mars vitin e ardhshëm. 

Pjesa e katërt është futja e obligimit për tregtarët e mesëm dhe të mëdhenj, që llogaritë vjetore detyrimisht t'i dorëzojnë në formë elektronike. 

Pjesa e fundit të ndryshimeve dhe plotësimeve të propozuara është vazhdimi i afatit i rregullativës së miratuar për shlyerjen e subjekteve joaktiv. Gjykatat kanë kërkuar që ky afat të vazhdojë nga 60 në 120 ditë, si dhe ato të mund t'i përfshijnë të gjithë subjektet joaktiv të cilët nuk janë aktiv më shumë se 15 vjet. 

Në bazë të nenit 149 paragrafi 2 i Rregullores së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shoqëri tregtare, Komisioni për Çështje Ekonomike parashtroi dy amendamente e të cilat i miratoi njëzëri.

Komisioni edhe këtë Propozim-ligj e përcolli në procedurë të mëtutjeshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Click