Aktivitetet



E martë, 21 maj 2013

MBLEDHJA E NJËZETETETË E KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EKONOMIKE

Komisioni për Çështje Ekonomike i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në Mbledhjen e sotme, si trup punues amë, ne lexim të dytë shqyrtoi:

  1. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për falimentim; 
  2. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për energjetike; 
  3. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbikëqyrje të tregut;

Kryetarja e Komisionit për Çështje Ekonomike, znj.Vlladanka Aviroviq, i njoftoi deputetët se në afatin e përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, nuk janë parashtruar amendamente nga propozues të autorizuar për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për falimentim dhe Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbikëqyrje të tregut.

Lidhur me Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për energjetikë, u parashtruan tri amendamente nga propozues të autorizuar, prej të cilëve një u tërhoq, ndërsa dy amendamentet tjera u miratuan njëzëri.

Komisioni e përcolli ketë Propozim-ligj në procedurë të mëtutjeshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.


 
 

Click