Aktivitetet



E shtune, 11 shkurt 2013

MBLEDHJA E NJËZETETRE E KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EKONOMIKE

Komisioni për Çështje Ekonomike i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në Mbledhjen e njëzetetre, të mbajtur më 7 shkurt 2013, si trup punues amë, në lexim të parë, shqyrtoi:

  1. Propozim-ligj për udhërrëfyes në male dhe udhërrëfyes alipinistik, i parashtruar nga grupi i deputetëve; 
  2. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për energjetikë, i parashtruar nga 13.169 votues përmes propozuesit të autorizuar Zorica Dimovska.

Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për energjetikë e arsyetoi përfaqësuesi i propozuesit, znj.Zorica Dimovska. 

U theksua se iniciativa qytetare "Aman" u paraqit si rezultat i shtrenjtimit të energjisë elektrike, ngrohjes qendrore dhe energjensë tjerë në muajin gusht të vitit 2012. 

Shoqata proteston më tepër se gjashtë muaj në qytetin e Shkupit dhe në qytetet tjera në Republikën e Maqedonisë kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike, ngrohjes dhe karburantit nga të cilat drejtpërdrejt varet rritja e çmimeve të shumë prodhimeve të nevojshme për ekzistencë.  

Paralelisht me protestat, shoqata "Aman" udhëheq edhe procedurë ligjore nëpër institucionet e sistemit për pranimin e kërkesave të tyre.  

Më datën 30.01.2012 Kuvendit të Republikës së Maqedonisë iu dorëzuan 13.169 formularë me nënshkrime nga qytetarët për ngritjen e iniciativës së qytetarëve në nivel shtetëror me Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për energjetikë. 

U nënvizua se kërkesat e shoqatës "Aman" janë të thjeshta, e ato janë: kthimi i tarifës së lirë ditore të rrymës dhe të mos paguajnë ngrohje qendrore hapësirat të cilat nuk e shfrytëzojnë ngrohjen qendrore.

Qëllimi kryesor i Propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për energjetikë është mbrojtja e të drejtave ekonomike dhe sociale të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë të garantuara me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë, nëpërmjet mbrojtjes së strukturës së monopolit të kompanive në tregun energjetikë dhe mbrojtjes nga imponimi i detyrimeve për shërbime të cilat qytetarët nuk pajtohen t'i shfrytëzojnë. 

Siç u potencua, dispozitat e tilla ligjore nuk do të shkaktojnë pasoja financiare mbi Buxhetin e Republikës së Maqedonisë. Për zbatimin e ligjit të propozuar nuk nevojiten mjete plotësuese financiare nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë dhe i njëjti nuk tërheq detyrime materiale për subjekte të caktuara. 

Në debatin morën pjesë: kryetarja e Komisionit për Çështje Ekonomike, znj.Vlladanka Aviroviq; anëtarët z.Dragan Cuklev dhe z.Gazmend Aliji; zëvendësanëtari i Komisionit për Çështje Ekonomike, z.Rexhail Ismaili; deputeti z.  Vasko Pashkovski; zëvendësministri i Ekonomisë, z.Hristijan Delev; zëvendëskryetarja njëkohësisht edhe anëtare e Komisionit Rregullator për Energjetikë, znj.Svetllana Janevska; anëtarët e Komisionit Rregullator për Energjetikë; znj,Elena Markova-Velinova dhe z.Vidan Kulevski; drejtor i Agjencisë për Energjetikë të Republikës së Maqedonisë, z.Llazar Geçevski dhe përfaqësuesit e shoqatës "Aman":  znj.Zorica Dimovska, znj.Neda Çallovska, znj.Ana Stojillovska, znj.Jasminka Gollubovska, z.Goran Trajkov dhe z.Sashko Jovanov.  

Pas përfundimit të debatit, në bazë të nenit 142 të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Komisioni për Çështje Ekonomike me dy vota "pro" dhe katër vota "kundër" konkludoi se Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për energjetikë, i parashtruar nga 13.169 votues nëpërmjet propozuesit të autorizuar Zorica Dimovska, në lexim të parë, nuk është i pranueshëm dhe nuk duhet të jepet në lexim të mëtutjeshëm.

Në mbledhjen e Komisionit nuk u shqyrtua Propozim-ligji për udhërrëfyes në male dhe udhërrëfyes alpinistik. 

Click