Aktivitetet



E mërkurë, 23 janar 2013

MBLEDHJA E NJËZETETRETË E KOMISIONIT PËR BUJQËSI, PYLLTARI DHE EKONOMI TË UJËRAVE 

Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e 23-të të mbajtur sot, si trup punues amë, me procedurë të shkurtuar, e shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për bujqësi dhe zhvillim rural.

Ne mbledhjen e Komisionit, në cilësi të përfaqësuesit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, ishte i pranishëm z.Ljupço Dimovski, ministër i Bujqësi, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

Kryesuesi i Komisionit, z.Malisha Stankoviq, i njoftoj deputetet se në pajtim me afatin e përcaktuar me Rregulloren e punës së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, nuk janë parashtruar amendamente nga propozues të autorizuar.

Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave konkludoi që Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për bujqësi dhe zhvillim rural, të përcillet në procedurë të mëtutjeshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Click