Aktivitetet

E martë, 23 korrik 2013

MBLEDHJA E PËRBASHKËT E KËSHILLIT NACIONAL PËR EUROINTEGRIME DHE KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EVROPIANE

Këshilli Nacional për Eurointegrime dhe Komisioni për Çështje Evropiane të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, sot, mbajtën mbledhje të përbashkët në të cilën u prezantua programi dhe prioritetet për punën e kryesimit të Lituanisë me Këshillin e Bashkimit Evropian për periudhën korrik-dhjetor 2013, nga ana e ambasadorit të Republikës së Lituanisë i ngarkuar për Republikën e Maqedonisë me seli në Budapest, SH.T. z.Renatas Jushka. 

Në mbledhjen ishin të pranishëm edhe anëtarët e Komisionit për Politikë të Jashtme, anëtarët e Komitetit të Përzier Parlamentar RM-BE, si dhe përfaqësuesit e vendeve-anëtare të Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë.

Në mbledhjen, përveç kryetares së Këshillit Nacional për Eurointegrime, znj.Radmilla Shekerinska, nënkryetares së Këshillit Nacional për Eurointegrime, znj.Sillvana Boneva, ishin të pranishëm edhe kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, z.Hajrulla Misini si dhe SH.T. z.Aivo Orav, shef i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë.

Znj.Shekerinska në fjalimin e saj hyrës e përshëndeti prezencën e ambasadorit Jushka dhe z.Orav, si dhe aderimin e paradokohshëm të Kroacisë në BE, me ç'rast theksoi se Republika e Maqedonia e vlerëson shumë përcaktimin e BE-së për politikën e zgjerimit. 

Ambasadori Jushka në fjalimin e tij i informoi të pranishmit për gjendjen momentale në Lituani si në fushën politike, ashtu edhe në fushën ekonomike: zgjedhjet e mbajtura të paradokohshme dhe përbërja e re parlamentare dhe ekonomia e Lituanisë si ekonomi e dyta me rritja më të shpejtë ndërmjet vendeve-anëtare në BE në dy vitet e fundit.

Në fokus të kryesimit gjashtëmujor të Lituanisë me Këshillin e BE-së do të jenë tre prioritetet: Evropa kredibile, rritëse dhe e hapur - theksoi ambasadori Jushka.

Në kuadër të Evropës së hapur, kryesimi i Lituanisë do të marrë hapa për përforcimin e BE-së si model global i transparencës dhe sigurisë, do të fokusohet në integrimin më të afërt të BE-së dhe partnerëve të saj lindorë, ndërsa njëkohësisht edhe do ta monitorojë procesin e zgjerimit të BE-së.

Në mbledhjen për fjalë u paraqitën edhe deputetët: z.Antonio Milloshoski, z.Kenan Hasipi, z.Jani Makraduli dhe z.Hajrulla Misini.
 
 
 
 

Click