Aktivitetet



E mërkurë, 9 janar 2013

MBLEDHJA E PESËDHJETË E KOMISIONIT PËR FINANCIM DHE BUXHET

Komisioni për Financim dhe Buxhet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e 50-të, të mbajtur sot, si trup punues amë e shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për letra me vlerë (leximi i dytë). 

Kryesuesja e Komisionit, znj.Vlladanka Avirovic, i informoi deputetët së në afatin e përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë nuk janë parashtruar amendamente nga propozues të autorizuar.

Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit komisioni e përcolli në procedurë të mëtutjeshme në Kuvendin e RM-së.

Click