Aktivitetet



E hënë, 25 shkurt 2013

MBLEDHJA E PESËDHJETESHTATË E KOMISIONIT PËR FINANCIM DHE BUXHET

Komisioni për Financim dhe Buxhet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në Mbledhjen e pesëdhjeteshtatë, të mbajtur sot, si trup punues amë, në lexim të dytë shqyrtoi:

  1. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit sanacionin dhe rikonstruktimin e një pjese të bankave në Republikën e Maqedonisë;    
  2. Propozim-ligj për plotësimin e Ligjit për denacionalizim; 
  3. Propozim-ligj për rregullimin e një pjese të borxhit ndaj Bankës së Bashkuar të Zvicrës.  

Kryesuesja e Komisionit, znj.Vlladanka Aviroviq, i njoftoi deputetët se në afatin e përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë nuk janë parashtruar amendamente nga propozues të autorizuar.

Komisioni i përcolli Propozim-ligjet në procedurë të mëtutjeshme në Kuvend.

Click