Aktivitetet



E martë, 4 qershor 2013

MBLEDHJA E PESTË E KOMISIONIT PËR VETËQEVERISJE LOKALE

Komisioni për Vetëqeverisje Lokale në mbledhjen e 5-të, mbajti debat mbikëqyrës me temë "Implementimi i procesit të decentralizimit".

Në debatin, përveç kryetarit të Komisionit për Vetëqeverisje Lokale, z. Xhevat Ademi, ishin të pranishëm edhe anëtarë dhe zëvendësanëtarë të Komisionit; nënkryetarja e kuvendit të Republikës së Maqedonisë, znj.Suzana Saliu; znj.Sillvana Boneva, koordinatore e Grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së; z. Nexhati Jakupi, koordinator i Grupit parlamentar të BDI-së dhe Rejhan Durmishi, koordinator i Grupit Parlamentar të PAE-së.

Gjithashtu, në mbledhje ishin të pranishëm edhe përfaqësues të Zyrave të NDI-së në Shkup.

Fjalim hyrës kishte kryetari i Komisionit për Vetëqeverisje Lokale, z. Xhevat Ademi, i cili shkurtimisht e arsyetoi qëllimin e debatit mbikëqyrës, në pajtim me rregullat ligjore në Republikën e Maqedonisë.

Në debatin mbikëqyrës, në rol të dëshmitarit, deklaratë me gojë dha ministri i Vetëqeverisje Lokale të Republikës së Maqedonisë, z.  Tahir Hani. 

Meqë përfundoi lista e pjesëmarrësve (dëshmitarëve) të ftuar më 4 qershor 2013 (dita e parë e debatit mbikëqyrës), kryetari i Komisionit për Vetëqeverisje Lokale e ndërpreu mbledhjen. Ai informoi se datën për mbajtjen e vazhdimit të debatit mbikëqyrës dhe programin e deklaratave - agjendën e përfaqësuesve (dëshmitarëve) nga debati mbikëqyrës, Komisioni për Vetëqeverisje Lokale do ta përcaktojë në mënyrë plotësuese në koordinim.

Click