Aktivitetet



E hëne, 22 korrik 2013

MBLEDHJA E SHTATËDHJETEDY E KOMISIONIT PËR FINANCIM DHE BUXHET

Komisioni për Financim dhe Buxhet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e 72, të mbajtur më 18 korrik 2013, si trup punues amë, e shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për furnizime publike (leximi i parë). 

Propozim-ligjin e arsyetoi zëvendësministri i Financave, z. Ardian Xheladini. 

Ai theksoi se procedurat për furnizime publike janë sferë dinamike e cila avancohet çdo ditë. Sistemi i furnizimeve publike dhe korniza e tij juridike duhet doemos të kenë dozë të caktuara të fleksibilitetit në funksion të përshtatjes së zgjidhjeve të reja novatore. Ndryshimet dhe plotësimet e propozuara kanë për qëllim futjen e zgjidhjeve të reja novatore që do të kontribuojnë për avancimin e sistemit për furnizime publike në Republikën e Maqedonisë. 

Me Propozim-ligjin rregullohet profili i operatorit ekonomik të sistemit elektronik për furnizime publike përmes të cilit lehtësohet dëshmimi i gjendjes personale të operatorëve të regjistruar ekonomik në procedurat që zbatohen me shfrytëzimin e mjeteve elektronike. Propozohet futja e dispozitave me të cilat nga zbatimi përjashtohen shërbimet noteriale dhe të përmbaruesve, me qëllim tejkalimin e problemeve në zbatimin e Ligjit për furnizime publike që janë në kolizion me rregullat të cilat e rregullojnë noterinë dhe shërbimet e përmbaruesve.  

Propozohet përjashtim të furnizimeve të cilat organet kontraktuese i kryejnë nga subjektet me të cilat janë lidhur. Organet e caktuara kontraktuese, veçanërisht në sferën komunale, kanë themeluar subjekte të veçanta për ushtrimin e veprimtarisë e cila është e lidhur drejtpërdrejtë me kompetencat e organit kontraktues. Për atë shkak nuk ka nevojë për zbatimin e procedurës për furnizime publike me ofertues tjerë të jashtëm. Me ndryshimet dhe plotësimet e propozuara zmadhohen kompetencat e Byrosë për furnizime publike lidhur me miratimin e udhëzimeve interne për përgatitjen dhe realizimin e edukimit për furnizime publike, futet mundësia që Byroja për furnizime publike të heqë operatorë ekonomikë nga lista e referencave negative me vendim të organit kompetent dhe kompetencë t'i analizojë arsyetimet për mosdërgimin e dokumentacionit të tenderit në formë elektronike. Është e rëndësishme futja e dispozitave me të cilat përforcohet kontrolli i furnizimeve për të cilat ekziston vetëm një prodhues i tregut. Gjegjësisht, para se ta fillojë procedurën për furnizim publik organi kontraktues ka për obligim të merr pëlqim nga Qeveria, me ç'rast duhet të dorëzojë dëshmi adekuate për nevojën dhe gjendjen faktike të tregut.  Futen edhe dispozita me të cilat parashihet paraqitja e detyrueshëm e dokumentacionit të tenderit në Sistemin elektronik për furnizime publike. Me atë u braktis praktika e deritanishme që dokumentacioni i tenderit të merret te organi kontraktues dhe të paguhet kompensim i caktuar. 

Me qëllim që të mundësohet e drejta e ankesës përmes përfshirjes së dialogut teknik të të gjithë dokumentacionit të tenderit me të gjithë kushtet e tij, parashihet dorëzimi i procesverbalit nga dialogu i zhvilluar teknik te të gjithë operatorët të cilët kanë dhënë propozime dhe komente.  Lidhur me procedurat në të cilat është marrë ose ka mbetur vetëm një ofertë e pranueshme, ofertuesit i jepet mundësi për ta ulur çmimin e ofruar fillestar vetëm njëherë me çka do të fitohet çmimi i ri final.

Në debatin morën pjesë deputetët:  z.  Marjanço Nikollov, z.  Pançe Orcev, z.  Samka Ibraimoski, znj.Vlladanka Aviroviq dhe z. Mile Andonov.

Në fund të debatit, Komisioni, njëzëri konkludoi se Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për furnizime publike është i pranueshëm dhe se duhet të jepet në lexim të mëtutjeshëm.
 
 

Click