Aktivitetet



E martë, 27 korrik 2013

MBLEDHJA E SHTATËDHJETEKATËRTË E KOMISIONIT PËR FINANCIM DHE BUXHET

Komisioni për Financim dhe Buxhet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Mbledhjen e shtatëdhjetekatërtë të mbajtur më 27 gusht 2013, si trup punues amë e shqyrtoi Propozim-ligj për ngarkim të M- NAV SHA Shkup me borxh te banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim sipas Marrëveshjes për hua për Projektin për ndërtimin e sistemit maqedonas për navigacion ajror  - faza e dytë pa garanci shtetërore, me procedurë të shkurtuar. 

Propozim-ligjin e arsyetoi zëvendësministri i Financave, z. Ardian Xheladini. Ai theksoi se ky projekt përbëhet nga komponentët në vijim:

  1. Furnizimi, instalimi dhe testimi i Sistemit të ri ATM, përfshirë sallë operative teknike për të. Esenca e Sistemit ATM është kontrolli i komunikacionit ajror.  Komponenti përfshin instalimin dhe lëshimin në përdorim të sistemit ATM në Qendrën rajonale për kontroll të hapësirës ajrore (ASS) Shkup dhe përfshin hapësirë operative teknike. 
  2. Furnizimi, instalimi dhe testimi i sistemit për komunikim gojor. Ekzistimi i sistemit të tillë është esenciale kur bëhet fjalë për kontroll të komunikacionit ajror. Sistemi mundëson komunikim ndërmjet kontrollorëve në Shkup ASS, komunikim me njësitë fqinjësore ATS përmes linjave të huazuara dhe komunikim me avion përmes lidhjes radio mikrovalë dhe radio sistem.  Sistemi përbëhet nga llojet themelore dhe të ndryshme digjitale të interfejseve (radio, MFC, Telefon, ISDN, VoIP) dhe pozicioneve të operatorit (ekran i ndjeshëm në prekje dhe panel audio),  sistem për kontroll në distancë (RCSM). 
  3. Furnizimi, instalimi dhe testimi i radio pajisjes për komunikim, instalimi VHF radio (dhënësve dhe marrësve), filtra, sistemi antenës, telekomandë dhe sistem monitorues. 
  4. Furnizimi, instalimi dhe testimi i sistemit të ri digjital për incizim të të folurit.  Sistemi i ri do të jetë me bazë kompjuterike me numër të madh të kartelave të interfejsit (zë analog ose IP digjitalë) dhe modul për arkivim (hard disk dhe/ose DVD ose media tjetër).  RMCS është pjesë e sistemit. Sistemi i ri do të jetë kompatibil me radioteknologjinë më të re VCS dhe VHF që do të kontribuojë në përmirësimin e cilësisë të të dhënave të incizuara. 
  5. Furnizimi, instalimi dhe testimi i pajisjes për mbikëqyrje radari në Shkup.  Përforcimi i infrastrukturës për monitorim përmes furnizimit, instalimit dhe lëshimit në përdorim të radarit të ri, si dhe përforcimi i infrastrukturës për monitorim përmes përsosjes së radarit ekzistues të instaluar në Shkup. 
  6. Furnizimi, instalimi dhe testimi i pajisjes për mbikëqyrje radari në Ohër.  Përforcimi i infrastrukturës për monitorim përmes furnizimit, instalimit dhe lëshimit në përdorim të radarit të ri, si dhe përforcimi i infrastrukturës për monitorim përmes përsosjes së radarit ekzistues të instaluar në Ohër. 
  7. Furnizimi i meteo pajisjes për aeroportet në Shkup dhe Ohër. Furnizimi, instalimi dhe testimi i sistemeve për observim të kohës në aeroportin e Shkupit dhe të Ohrit. 

M-NAV SHA Shkup do të marrë pjesë edhe me mjetet e saj në shumë prej 5 milion euro të cilat do të dedikohen për TVSH dhe për shpenzimet e paparaparë të cilat mund të paraqiten gjatë realizimit të projektit. Gjithashtu, për nevojat e projektit EBOR do të sigurojë grant për bashkëpunim teknik në shumë të përgjithshme deri në 600.000 euro. Huaja do t'i ndahet M-NAV SHA Shkup nën kushtet në vijim:  

Afati i pagesës prej 12 vitesh me periudhë grejs prej 3 vitesh. Huaja do të paguhet nëntë vjet në çdo 15 mars, 15 qershor, 15 shtator, 15 dhjetor. Pagesa fillon tre vjet pas ditës së nënshkrimit të Marrëveshjes për hua. Shkalla e kamatës është e barabartë me EURIBOR tremujor të zmadhuar për 3,75% në nivel vjetor. Provizioni i njëhershëm - M-NAV SHA Shkup do t'i paguajë Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim provizion të njëhershëm në shumë prej 1.25% të shumës së huas. Provizioni për mjete të patërhequra - Për shumën e mjeteve të patërhequra nga huaja e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim do t'i paguajë provizion në nivel vjetor në lartësi prej 0.5% nga shuma e mjeteve të patërhequra nga huaja. Kamatëvonesa - Nëse nuk paguhen detyrimet në afatet e paraparë në pajtim me Marrëveshjen për hua, M-NAV SHA Shkup do të paguajë kamatëvonesë në lartësi të shkallës vjetore të kamatës e zmadhuar për 2% në vit. 

Me realizimin e projektit parimisht pritet: Zmadhim të kapacitetit të fluturimeve në nivel vjetor në rajonin informativ ajror Shkup prej 130.000 (baza viti 2008) në 50.000 fluturime në vitin 2008; Zmadhim të kapacitetit të fluturimeve ditore prej 600 (baza viti 2008) në 2500 fluturime në vitin 2028; Gjenerimi i të hyrave të zmadhuara duke marrë parasysh faktin se shpenzimi i vetëm për fluturime në territorin tonë pritet të zvogëlohet nga 0.58 euro/km, në vitin 2008 deri në 0.3 euro/km, në vitin 2028;   Automatizimi i një pjese të proceseve ATM dhe zvogëlimi i shpenzimeve me reduktimin e nevojës nga resurset njerëzore; Shfrytëzimi i sistemit aktual ATM si bekap (rezervë) në rast të ndërprerjes së sistemit, e më atë zmadhohet arritshmëria e dhënies së papenguar e shërbimit ATM duke e zmadhuar atraktivitetin e hapësirës ajrore të Republikës së Maqedonisë, e me atë edhe zmadhohet qarkullimi dhe të hyrat për M-NAV SHA Shkup; Zvogëlimi i ndotjes së mjedisit jetësor nga emisioni i gazrave të dëmshme nga komunikacioni ajror; Optimizmi i qarkullimit të komunikacionit, e me atë shkurtim të trajektores së fluturimit edhe deri në 5%; Zvogëlim të humbjeve kohore, kohës së udhëtimit, përmes përcjelljes së përmirësuar të komunikacionit ajror në kohë reale dhe kontroll të komunikacionit ajror dhe Përmirësim plotësues të imazhit të kompanisë si qendër evropiane moderne për dhënien e shërbimeve në lundrimin ajror.

Në debatin morën pjesë deputetët: Marjanço Nikollov, Liljana Kuzmanovska, Vlladanka Aviroviq dhe Samka Ibraimoski.

Komisioni për Financim dhe Buxhet e përcolli Propozim-ligj për ngarkim të M- NAV SHA Shkup me borxh te banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim sipas Marrëveshjes për hua për Projektin për ndërtimin e sistemit maqedonas për navigacion ajror  - faza e dytë pa garanci shtetërore. 

Click