Aktivitetet



E hënë, 22 korrik 2013

MBLEDHJA E SHTATËDHJETENJË E KOMISIONIT PËR FINANCIM DHE BUXHET

Komisioni për Financim dhe Buxhet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e 71, të mbajtur më 16 korrik 2013, si trup punues amë, në lexim të parë, shqyrtoi:

  1. Propozim-ligj për shndërrimin e kërkesave të Republikës së Maqedonisë në bazë të tatimit mbi vlerën e shtuar, tatimit mbi fitim, tatimit personal mbi të ardhurat, kontributeve për sigurim pensional dhe invalidor si dhe në bazë të kamatave dhe detyrimeve dhe obligimeve tatimore dytësore në bazë të kredive në denarë në depozitë të përhershme në Ndërmarrjen publike për ekonomizim me pyjet "PYJET E MAQEDONISË" P.P.  Shkup (në lexim të parë); 
  2. Propozim-ligj për afatet e shlyerjes së detyrimeve në para, i parashtruar nga deputeti Ivon Veliçkovski (në lexim të parë); 
  3. Raport vjetor për revizionet e kryera dhe për punën e Entit Shtetëror të Revizionit në vitin 2012; 
  4. Raport vjetor për punën e Agjencisë së Supervizionit të Sigurimit në 2012; 
  5. Raportet financiare të Agjencisë së Supervizionit të Sigurimit në 2012; 
  6. Raport vjetor të Agjencisë së Supervizionit të Sigurimit për gjendjen dhe lëvizjet e tregut të sigurimit në Republikën e Maqedonisë në vitin 2012.

Propozim-ligjin për shndërrimin e kërkesave të Republikës së Maqedonisë në bazë të tatimit mbi vlerën e shtuar, tatimit mbi fitim, tatimit personal mbi të ardhurat, kontributeve për sigurim pensional dhe invalidor si dhe në bazë të kamatave dhe detyrimeve dhe obligimeve tatimore dytësore në bazë të kredive në denarë në depozite të përhershme në Ndërmarrjen publike për ekonomizim me pyjet "PYJET E MAQEDONISË" P.P, e arsyetoi zëvendësministri i Financave, z. Ardian Xheladini.

Ai theksoi se në pajtim me Ligjin për pyjet ("Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë" nr.  64/2009; 24/2011; 53/2011 dhe 25/2013), pyjet janë në pronësi shtetërore dhe private dhe janë pasuri natyrore që është me interes të përgjithshme për Republikën e Maqedonisë.  Planifikimi, menaxhimi, ekonomizimi dhe ruajtja e pyjeve dhe tokës pyjore janë veprimtari me interes publik. Ekonomizimin me pyjet të cilat kanë karakter ekonomik dhe mbrojtës në pronësi shtetërore e kryen Ndërmarrja publike për ekonomizim me pyjet shtetërore "Pyjet e Maqedonisë". 

Ndërmarrja vazhdimisht ballafaqohet me probleme që e vështirësojnë punën edhe në afat më të gjatë ekziston rrezik të vihet në pyetje ushtrimi i veprimtarisë që është me interes publik. Prodhimi i zvogëluar, problemet me prerje ilegale dhe shitja e drurit ilegal në tregun vendor, organizimi i prodhimit (faza: prerje-dërgim-transport) dhe detyrimet e prapambetura në bazë të tatimeve publike dhe në bazë të kredive të shfrytëzuara në denarë e rrezikon stabilitetin financiar të Ndërmarrjes publike për ekonomizim me pyjet "Pyjet e Maqedonisë".

Ky propozim-ligj ka për qëllim tejkalimin e problemeve me të cilat ballafaqohet Ndërmarrja publike për ekonomizim me pyjet "Pyjet e Maqedonisë" dhe sigurimin e financimit të qëndrueshëm, propozohet zgjidhje ligjore e cila do të mundësojë konsolidim financiar të Ndërmarrjes publike për ekonomizim me pyjet "PYJET E MAQEDONISË" P.P. Shkup përmes konversionit të kërkesave të Republikës së Maqedonisë në depozitë të përhershme. 

  • Komisioni për Financim dhe Buxhet me 8 vota "pro" dhe 3 vota "kundër" konkludoi se  Propozim-ligji për shndërrimin e kërkesave të Republikës së Maqedonisë në bazë të tatimit mbi vlerën e shtuar, tatimit mbi fitim, tatimit personal mbi të ardhurat, kontributeve për sigurim pensional dhe invalidor si dhe në bazë të kamatave dhe detyrimeve dhe obligimeve tatimore dytësore në bazë të kredive në denarë në depozitë të përhershme në Ndërmarrjen publike për ekonomizim me pyjet "PYJET E MAQEDONISE" P.P. Shkup është i pranueshëm dhe se duhet të jepet në lexim të mëtutjeshëm.

Për Propozim-ligjin për afatet e shlyerjes së detyrimeve në para arsyetim hyrës dha deputeti Ivon Veliçkovski. 

Ai theksoi se me zgjidhjen e propozuar ligjore bëhet harmonizimi i rregullativave evropiane maqedonase. Njëkohësisht ka për qëllim edhe pengimin e pagesës së vonuar te transaksionet tregtare për sigurimin e funksionimit të drejtë të tregut të brendshëm që do ta nxitë konkurrencën e firmës, e veçanërisht të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Zgjidhja ligjore do të arrijë dy efekte dhe atë: Nxitja e sipërmarrësisë dhe pengimi i pagesës së vonuar te transaksionet tregtare. Gjithashtu do të sigurojë funksionim të drejtë të tregut të brendshëm, me çka tërthorazi do të ndikojë në zbutjen e pasojave nga kriza ekonomike aktuale vendore, evropiane dhe botërore dhe do të mundësojë tejkalimin gradual të moslikuiditetit në ekonomi.  Ekonomia maqedonase gjendet buzë likuiditetit. Prandaj, duhet doemos të shfrytëzohen të gjithë instrumentet që do të mundësojnë ndalim ligjor të pagesës së vonuar, gjë që është një nga problemet kryesore të ekonomisë maqedonase.

Nëse miratohet zgjidhja e propozuar ligjore, gjyqësia maqedonase do të ketë legjislativë të qartë në bazë të së cilës do të mund të veprojë në rast të kontesteve ekonomike. Propozim-ligji i rregullon edhe dispozitat ndëshkimore dhe për kundërvajtje, përkatësisht parashkrimin e procedurës për kundërvajtje.

  • Komisioni me tre vota "pro" dhe shtatë vota "kundër" konkludoi se Propozim-ligji për afatet e shlyerjes së detyrimeve në para nuk është i pranueshëm dhe se nuk mund të jepet në lexim të mëtutjeshëm.

Zëvendësi i revizorit shtetëror kryesor, z. Naser Ademi, dha arsyetim hyrës për Raportin vjetor për revizionet e kryera dhe për punën e Entit Shtetëror të Revizionit në vitin 2012.

Ai theksoi se revizioni i shfrytëzimit adekuat të mjeteve publike nuk është vetëm kërkesë etike, por edhe domosdoshmëri ekonomike. Pritjet nga Enti Shtetëror i Revizionit janë jo vetëm për t'i zbuluar parregullsitë në punën, por të japë përkrahje për avancimin e menaxhimit me mjetet publike. 

  • Në bazë të debatit, Komisioni me shtatë vota "pro" dhe dy vota "të përmbajtur" konkludoi t'i propozojë Kuvendit t'i miratojë Konkluzionet në vijim:
  1. Kuvendi i Republikës së Maqedonisë e shqyrtoi dhe e miratoi Raportin vjetor për revizionet e kryera dhe për punën e Entit Shtetëror të Revizionit në vitin 2012; 
  2. Kuvendi konstatoi se Enti Shtetëror i Revizionit në pajtim me Ligjin për revizion shtetëror, kryen revizione mbi rregullshmërinë dhe suksesin e subjekteve që janë lëndë e revizionit dhe e monitoron implementimin e rekomandimeve të dhënë në raportet e revizorit; 
  3. Kuvendi gjithashtu konstatoi se në Raportin janë paraqitur aktivitetet e Entit shtetëror për ndjekjen e arritjeve aktuale dhe më të reja nga sfera e standardeve të revizorit, metodologjisë dhe praktikës më të mirë në funksion të përmirësimit të efikasitetit dhe cilësisë për kryerjen e revizionit financiar dhe revizionit të suksesit. 
  4. Duke marrë parasysh atë që Enti Shtetëror i Revizionit gjatë revidimit të furnizimeve publike ka konstatuar parregullsi në më shumë faza nga procedura e zbatimit të tyre, Kuvendi sugjeron se nevojitet që subjektet që janë lëndë e revizionit t'i zbatojnë zgjidhjet ligjore, ndërsa institucionet në kompetencë të të cilëve janë furnizimet publike ta avancojnë sistemin e furnizimeve publike përmes përmirësimit të rregullativës ligjore me qëllim që të pengohen deri në maksimum mundësitë për manipulim; 
  5. Duke pasur parasysh faktin që revizorët shtetërorë në raportet e revizorit kanë konstatuar numë më të madh të fakteve që kanë të bëjnë me raportet financiare, me mosharmonizimin e rregullativës dhe rregullave ligjore dhe me shfrytëzimin e mjeteve në kundërshtim me rregullat ligjore, Kuvendi sugjeron se nevojitet që subjektet që janë lëndë e revizionit të veprojnë sipas rekomandimeve të dhënë nga Enti Shtetëror i Revizionit dhe ta përforcojnë sistemin kontrollues në institucionet me çka do të zmadhohet përqindja e mendimeve pozitive për raportet financiare; 
  6. Kuvendi konsideron se nevojitet që Qeveria e Republikës së Maqedonisë t'i harmonizojë ligjet te të cilat Enti Shtetëror i Revizionit thekson dobësi sistematike dhe kolizion, me qëllim që të tejkalohen problemet gjatë zbatimit të tyre; 
  7. Këto konkluzione bashkë me Raportin e Komisionit për Financim dhe Buxhet të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë të dorëzohen në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, Ministrinë e Financave dhe Entin Shtetëror të Revizionit.
     
    Për Raportin vjetor për punën e Agjencisë së Supervizionit të Sigurimit në vitin 2012 z. Popovski theksoi se Agjencia e Supervizionit të Sigurimit si trup rregullator ka për qëllim të mbajë llogari për stabilitetin e funksionimit të tregut të sigurimit, për stabilitetin financiar të subjekteve që veprojnë në tregun e sigurimit, si dhe për mbrojtjen adekuate të interesave të të siguruarve dhe shfrytëzuesve të sigurimit.  Agjencia e Supervizionit të Sigurimit suksesshëm e ushtron funksionin e saj për të cilin merr vërtetim nga institucionet ndërkombëtare relevante të cilat e përshëndesin progresin që e arrin Agjencia. 

Në kuadër të Raporteve financiare të Agjencisë së Supervizionit të Sigurimit për vitin 2012, ai theksoi se në pajtim me Planin e miratuar financiar, Agjencia e Supervizionit të Sigurimit insiston që t'u përmbahet të gjithë pozicioneve që janë paraparë për realizimin si në pjesën e të hyrave, ashtu edhe në pjesën e shpenzimeve. Gjithkund ku ka mundësi për kursim, bëhet kursimi, kështu që ekziston zvogëlim i të gjithë pozicioneve për shpenzime materiale, përveç në pjesën për rrogat meqë ka zmadhim të numrit të të punësuarve.

Ndërsa për Raportin vjetor të Agjencisë së Supervizionit të Sigurimit për gjendjen dhe lëvizjet e tregut të sigurimit në Republikën e Maqedonisë në vitin 2012, z. Popovski theksoi se vlerësimi i përgjithshëm për tregun e sigurimit gjatë vitit 2012 është shkallë pozitive e rritjes. Rritja e përgjithshme ishte 3%, me ç'rast sigurimi i jojetës rritej me 1.65%, ndërsa sigurimi i jetës me 20%.  Në vendet e rajonit në pjesën e sigurimit të jojetës gjatë vitit 2012 vetëm në tre vende ka shkallë pozitive të rritjes, ndërsa në pjesën e sigurimit të jetës të gjithë vendet kanë pasur shkallë negative të rritjes. Fakt është se sigurimi i jetës është zhvilluar në mënyrë të pamjaftueshme, por është pozitive që vazhdimisht rritet. Vlera përgjithshme e aktivit të shoqërisë së sigurimit është zmadhuar për 1.15%, kapitali i përgjithshëm është zmadhuar për 3.23%, margjina e solvencës është për katër herë më e madhe mbi kufirin e nevojshëm minimal, që sugjeron se të gjithë shoqëritë janë mirë të kapitalizuar.

  • Në fund të debatit, Komisioni, njëzëri konkludoi t'i propozojë Kuvendit ta miratojë Konkluzionin në vijim:
  1. Kuvendi i Republikës së Maqedonisë i shqyrtoi dhe i miratoi Raportin vjetor për punën e Agjencisë së Supervizionit të Sigurimit në vitin 2012, Raportet financiare të Agjencisë së Supervizionit të Sigurimit për vitin 2012 dhe Raportin vjetor të Agjencisë së Supervizionit të Sigurimit për gjendjen dhe lëvizjen e tregut të sigurimit në Republikën e Maqedonisë në vitin 2012; 
  2. Ky konkluzion bashkë me Raportet e Komisionit për Financim dhe Buxhet të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë të dorëzohen në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, Ministrinë e Financave dhe Agjencinë për Supervizion të Sigurimi.
Click