Aktivitetet



E mërkurë, 4 shtator 2013

MBLEDHJA E SHTATËDHJETEPESTË E KOMISIONIT PËR FINANCIM DHE BUXHET

Komisioni për Financim dhe Buxhet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në Mbledhjen e shtatëdhjetepestë, të mbajtur më 2 shtator 2013, si trup punues amë, e shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lizing (në lexim të parë).

Propozim-ligjin e arsyetoi zëvendësministri i Financave, z. Ardian Xheladini. 

Ai theksoi se në pajtim me Ligjin për lizing, Ministria e Financave bëri licencimin dhe kreu kontroll mbi punën e dhënësve të lizingut financiar. Me Ligjin është rregulluar dokumentacion që duhet të dorëzohet me kërkesën për themelimin e dhënësit të lizingut financiar, si dhe shkaqet për të cilat ministri i Financave e refuzon kërkesën. 

Në zgjidhjen ekzistuese ligjore organi kompetent nuk ka bazë që gjatë vendimmarrjes për kërkesën ta vlerësojë të njëjtën dhe ta refuzojë kërkesën nëse dëshmitë janë joadekuate. Për atë shkak propozohen plotësime të Ligjit me të cilat do të rregullohet në mënyrë plotësuese procedura për vlerësim të dokumentacionit dhe shkaqet për refuzimin e kërkesës për marrjen e lejes.

Sipas Ligjit ekzistues, në procedurën për lëshimin e lejes për themelimin e dhënies së lizingut financiar, dorëzohet listë e pronarëve dhe burimeve të kapitalit, me qëllim që gjatë lëshimit të lejes të vlerësohet përshtatshmëria e themeluesve dhe të kapitalit. 

Për dallim nga zgjidhja e tillë, për ndryshimet e ardhshme të themeluesve dhe të kapitalit, organi kompetent nuk ka autorizim ta vlerësojë strukturën pronësore dhe burimet e mjeteve. Me atë mundësohet që në tregun e lizingut të ndodhin ndryshime të rëndësishme për të cilat organi kompetent nuk është prononcuar. 

Si rezultat i kësaj, e me qëllim përforcimin e stabilitetit të këtij segmenti të tregut financiar, propozohet organi kompetent të japë pëlqim edhe për ndryshimin e strukturës pronësore dhe kapitalit të dhënësve të lizingut financiar.  

Lidhur me pëlqimin për emërimin e anëtarëve të organit drejtues, në pajtim me ligjin ekzistues, dhënësit janë të detyruar që para emërimit të anëtarit të ri të organit drejtues të marrin pëlqim paraprak nga ministria e Financave, por nuk është i definuar afati në të cilin duhet të dorëzohet kërkesa. 

Kjo lë hapësirë që dhënësit e lizingut financiar një periudhë më të gjatë të mbesin pa organ drejtues që, ndër të tjerash, krijon probleme në komunikimin ndërmjet shoqërisë dhe organit për mbikëqyrje (Ministria e Financave). Prandaj, me ndryshimet Ligjit futet obligimi që dhënësit e lizingut financiar kërkesën për pëlqim ta parashtrojë më së voni 60 ditë para ndërprerjes së mandatit të nenit të organit drejtues, përkatësisht më së voni në afat prej 15 ditësh nga dita e shkarkimit, dorëheqjes, vdekjes ose heqjes së pëlqimit të nenit të organit drejtues. 

Në pjesën e dispozitave për kundërvajtje, procedura për ndërmjetësim zëvendësohet me procedurën për barazim dhe lëshimin e urdhëresës pagesore, në rast kur organi kompetent ka konstatuar shkelje të Ligjit. Arsyeja për ndryshimin e tillë është që procedura për barazim është më e shpejtë dhe më efikase se procedura për ndërmjetësim.

Në debatin morën pjesë deputetët: z. Marjanço Nikollov, z. Samka Ibraimovski dhe z. Rexhail Ismaili.

Komisioni për Financim dhe Buxhet me 8 vota "pro" dhe 4 vota "të përmbajtur" konkludoi se Propozim-ligji është pranueshëm dhe se duhet të jepet në lexim të mëtutjeshëm. 

Click