Aktivitetet



E hënë, 21 tetor 2013

MBLEDHJA E SHTATËDHJETESHTATË E KOMISIONIT PËR FINANCIM DHE BUXHET

Komisioni për Financim dhe Buxhet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në mbledhjen e 77-të të mbajtur më 7, 8, 9, 10, 14, 16, 17, 18 dhe 19 tetor 2013, si trup punues e shqyrtoi Propozimin për ndryshim-plotësimin e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2013.

Propozimin për ndryshim-plotësimin e Buxhetit e arsyetoi ministri i Financave, z.  Zoran Stavreski. 

Ai theksoi se Buxheti është instrument themelor i politikës ekonomike dhe në ato korniza duhet të ketë debat efikas për realizimin e ekonomisë maqedonase në nëntë muajit e parë të këtij viti dhe të sqarohen kushtet në të cilat propozohet ky Rebalanc në Buxhetin. 

Ministri i Financave theksoi se ekonomia maqedonase në vitin 2013 arriti rezultate të cilat ishin më të mira sesa që pritej. Në nëntë muajit e parë të vitit 2013 rezultatet janë më të mirë edhe nga shumica e vendeve të BE-së dhe në atë aspekt, jo vetëm që u ruajt stabiliteti makroekonomik, por ka edhe rezultate solide në të gjitha parametrat makroekonomike, përfshirë rritjen e ekonomisë, investimet e huaja, importin, punësimin, papunësinë dhe gjithçka ajo që është e rëndësishme që të përfitohet pasqyrë mbi gjendjen ekonomike në shtet.

Republika e Maqedonisë edhe më tutje me nivelin e borxhit shtetëror prej 33.8% është në vendin e katërt me nivel të ulët të borxhit në Evropë. Kjo është politika e cila është e inkorporuar edhe në Rebalancin për vitin 2013 dhe në Buxhetin për vitin 2014 dhe Qeveria do të mbetet si vend me ngarkim të ulët të borxhit në vend.
 
Komisioni shqyrtoi 57 amendamente të parashtruara për Propozimin për ndryshimin dhe plotësimin e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2013 dhe të njëjtët nuk u miratuan.  

Komisioni për Financim dhe Buxhet, në pajtim me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, e përcolli Propozimin për ndryshim-plotësimin e Buxhetin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2013, në procedurë të mëtutjeshme.

Click