Aktivitetet



E martë, 30 korrik 2013

MBLEDHJA E SHTATËDHJETETRETË E KOMISIONIT PËR FINANCIM DHE BUXHET

Komisioni për Financim dhe Buxhet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e 73-të, të mbajtur më 29 korrik 2013, si trup punues amë mori në shqyrtim propozim-ligjet në vijim:

  1. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shfrytëzim dhe disponim me sende të organeve shtetërore - leximi I
  2. Propozim-ligj për shndërrimin e kërkesave të Republikës së Maqedonisë në bazë të tatimit mbi vlerën e shtuar, tatimit mbi fitim, tatimit personal mbi të ardhura, kontributeve për sigurim pensional dhe invalidor, si dhe kamatave dhe detyrimeve dhe obligimeve tatimore dytësore në bazë të kredive në denarë në depozitë të përhershme në Ndërmarrjen Publike për Ekonomizim me Pyje "Pyjet e Maqedonisë" P.P. Shkup - leximi II;
  3. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për furnizime publike - leximi II

Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shfrytëzim dhe disponim me sende të organeve shtetërore e arsyetoi zëvendësministri i Financave, z. Ardian Xheladini. 

Ai theksoi se me Ligjin për shfrytëzim dhe disponim me sende të organeve shtetërore rregullohen edhe detyrimet e organeve të administratës shtetërore lidhur me furnizimin, shfrytëzimin dhe disponimin me sendet në pronësi shtetërore. 

Rregullohet edhe procedura për ndërprerjen e shfrytëzimit të sendeve të tundshme dhe të patundshme në pronësi shtetërore të fondeve, agjencive, drejtorive, ndërmarrjeve publike, institucioneve publike, trupave të pavarur rregullator të themeluar nga shteti, shoqëritë tregtare të themeluara nga shteti dhe institucionet tjera të themeluara nga shteti, si dhe shoqatat e qytetarëve dhe fondacioneve. Me ndryshimet dhe plotësimet e propozuara futen dispozitat me të cilat rregullohet procedura për shitjen e sendeve të patundshme dhe të tundshme që i shfrytëzojnë organet shtetërore me ankand publik elektronik dhe precizohen më qartë dispozitat për ndërprerjen e dhënies së shfrytëzimit të sendeve të patundshme në pronësi shtetërore. 

Me futjen e ankandit publik elektronik gjatë shitjes së sendeve të patundshme dhe të tundshme që i shfrytëzojnë organet shtetërore do të mundësohet transparencë më e madhe e procedurave për shitjen e pronës, pronësi e Republikës së Maqedonisë.  Njëkohësisht, do të bëhet harmonizimi i zgjidhjes ligjore ekzistuese me mënyrën e shitjes së pronës, pronësi e Republikës së Maqedonisë të përcaktuar me Ligjin për shitje dhe dhënie me qira ndërtesat afariste dhe hapësirat afariste të Republikës së Maqedonisë dhe Ligjin për tokë ndërtimore. Me Propozim-ligjin rregullohet vendosja, menaxhimi dhe operimi me sistem elektronik për ankand publik, procedura për ankand publik elektronik, mënyra e shpalljes së konkursit, përmbajtja e konkursit për ankand publik, rrjedha e procedurës për ankand publik elektronik, zgjedhja e ofertuesit më të volitshëm, përmbajtja e marrëveshjes për shitje dhe detyrimi për solemnizimin e marrëveshjes për shitje. 

Ministria e Financave, përkatësisht Drejtoria për Punë Pronësore-Juridike, e instalon, menaxhon dhe operon me sistemin elektronik për ankand publik të sendeve të patundshme që i shfrytëzojnë organet shtetërore. Sendet e patundshme të cilat organet shtetërore kanë pushuar së shfrytëzuari për shkak të papërdorshmërisë, përkatësisht vjetërsimit, si dhe gjatë dhënies në shfrytëzim kur sendet e patundshme nuk i shfrytëzojnë organet shtetërore, Qeveria e Republikës së Maqedonisë mund me vendim t'i japë në shfrytëzim ose t'i bartë pa kompensim në pronësi të komunave, komunave në Qytetin e Shkupit dhe Qytetit të Shkupit. Sendet e patundshme në pronësi shtetërore, Qeveria e Republikë së Maqedonisë mund përkohësisht ose përgjithmonë t'ua japë në shfrytëzim me ose pa kompensim organeve shtetërore, fondeve, agjencive, drejtorive, ndërmarrjeve publike, institucioneve publike, trupave të pavarur rregullatorë të themeluara nga shteti, shoqëritë tregtare të themeluara nga shteti dhe institucionet tjera të themeluara nga shteti, komunat, komunat në qytetin e Shkupit, Qyteti i Shkupit, shoqatat e qytetarëve dhe fondacioneve. Për ndërprerjen e shfrytëzimit të sendeve të patundshme në pronësi shtetërore që i shfrytëzojnë  organet shtetërore, fondet, agjencitë, drejtoritë, ndërmarrjet publike, institucionet publike, trupat e pavarur rregullatorë të themeluara nga shteti, shoqëritë tregtare të themeluara nga shteti dhe institucionet tjera të themeluara nga shteti, komunat, komunat në qytetin e Shkupit, Qyteti i Shkupit, shoqatat e qytetarëve dhe fondacioneve, vendos Qeveria e Republikës së Maqedonisë.

Komisioni për Financim dhe Buxhet me 8 vota "pro" dhe 3 vota "të përmbajtur" konkludoi se Propozim-ligji është pranueshëm dhe se duhet të jepet në lexim të mëtutjeshëm.

Kryetari i Komisionit, z. Marjanço Nikollov, i njoftoi deputetët se në afatin e përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për Propozim-ligjin për shndërrimin e kërkesave të Republikës së Maqedonisë në bazë të tatimit mbi vlerën e shtuar, tatimit mbi fitim, tatimit personal mbi të ardhura, kontributeve për sigurim pensional dhe invalidor, si dhe kamatave dhe detyrimeve dhe obligimeve tatimore dytësore në bazë të kredive në denarë në depozitë të përhershme në Ndërmarrjen Publike për Ekonomizim me Pyje "Pyjet e Maqedonisë" P.P. Shkup.  nuk janë parashtruar amendamente nga propozues të autorizuar.

Komisioni e përcolli Propozim-ligjin në procedurë të mëtutjeshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë e tërhoqi nga procedura e Kuvendit Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për furnizime publike.  

Click